Futboll Seria A Sport

TRONDITET MERKATO/ RONALDO bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Cristiano Ronaldo dëshiron që të fitojë Ligën e Kampioneve të katërt radhazi dhe i ka kërkuar klubit të tij të ri, Juventusit një sforco tjetër në merkato, në mënyrë që ekipi të konkurrojë në mënyrë të barabartë me rivalët Real Madrid, Liverpool, Manchester City, PSG dhe Barcelona.

Sipas spanjolles “Don Balon”, ylli portugez ka takuar drejtuesit Marrota dhe Paratici dhe u ka kërkuar atyre që të shpenzojnë dhe të veshin bardhezi yllin serb Sergej Milinkovic-Savic. Duhet thënë se mesfushori pëlqehet së tepërmi edhe nga Real Madridi, si edhe nga Milani. Për CR7, i vetmi repart që “Zonja e Vjetër” duhet që të përforcojë është mesfusha.

Milinkovic-Savic është emri i duhur që i duhet Juves, por ai vlerësohet nga klubi i Lacios 120 milionë euro. Edhe vetë lojtari ka dëshirë që të mos largohet nga Serie A. I ati i tij para disa ditësh tha për mediet, se i biri preferon që të mos largohet nga Italia. Kështu që Juvja një përparësi e ka kundrejt Realit.

Related posts

SHQIPËRI-ANGLI/ Reja surprizon me titullarët, Memolla starton nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Chelsea dëshiron ta mbajë me çdo kusht Hazardin, i ofron pagë marramendëse

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool mposht Southampton me “POKER”, Aston Villa triumfon me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment