Futboll Seria A Sport

EFEKTI “ICARDI”? Ultrasit e Interit pa koreografi në derbin me Milanin

Tifogrupi ultras i Interit, Curva Nord, nuk do të prezantojë asnjë lloj koreografie të veçantë në shkallët e “San Siro”-s, me rastin e derbit ndaj Milanit, të dielën në mbrëmje.

Njoftimin e kanë dhënë vetë drejtuesit e grupimit ultras, nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kanë shpjeguar edhe arsyen pse kanë vendosur të mos shfaqin asnjë koreografi mbrëmjen e të dielës.

“Asnjë koreografi të dielën në mbrëmje për derbin, duke marrë shkas nga vendimi i Gos (Grupi Operativ i Sigurisë). Ajo që ne kemi përgatitur me gjithë zemër, për të kujtuar Dede-në tonë (një leckë me fytyrën e Dede dhe flamurin e djemve të Vareses), nuk kanë dritën e gjelbër nga GOS. Për ne kjo ishte koreografia më e rëndësishme. Ne vetëm ndjejmë keqardhje, pasi është mundësi e humbur e njëpasnjëshme, nga ana e kujdestarëve të sigurisë, për të treguar një anë njerëzore që nuk ekziston këto kohë”, përfundojnë tifozët e Interit.

Dede është Daniele Belardinelli, tifoz zikaltër i tifogrupit nga Varese, i cili u vra gjatë përleshjes mes tifozërisë së Interit dhe asaj të Napolit, në fillim të vitit në Milano.

Hera e fundit që tifozëria zikaltër nuk shpaloste asnjë koreografi në derbi, ishte më 22 dhjetor të vitit 2013, ku u solidarizuan me tifozërinë e Milanit, të cilës GOS i pezulloi koreografinë e përgatitur.

Related posts

“E DOMINUAM KAZAKISTANIN, POR S’KEMI LIDERA”/ Trajneri Mema: Në futboll ndodh dhe paparashikueshmëria

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Llullaku gjen rrugën e rrjetës në Rumani, SHQIPTARI feston me shqiponjë (VIDEO)

Isa.Autor

Klopp flet për situatën e SHQIPTARIT te Liverpool: “Do të vijë momenti i SHAQIRIT”

Isa.Autor

Leave a Comment