Futboll Sport

PRAPASKENAT E BUJSHME ME STRAKOSHËN/ Shqiptari flaku dorezat në sytë e Inzagit kur mori vesh se…

Një portier si Strakosha nuk meriton stolin por këtë gjë nuk po e zgjidhin si duhet te Lacio. E si të mos mjaftojë vetëm diskutimi në media, portieri kuqezi ka kaluar në veprime dhe skena jo fort të hijshme.

Sipas asaj që raporton “Citaceleste”, portieri kuqezi ka hedhur dorezat dhe ka lënë stërvitjen në momentin që trajneri Inzagi e ka rreshtuar sërish në formacionin e rezervave. Në këtë mënyrë, portieri kuqezi është bërë çështje te bardhekaltrit, të cilët sipas të njëjtit burim, mund të detyrohen që ta shesin që në merkaton e janarit.

Trajneri Filipo Inzagi ka komentuar së fundmi në mediat italiane se çështja e portierëve është diçka për të cilën sipas tij ka vendosur fusha, dhe se për momentin nuk mund të largojë nga kuadrati portierin Reina.

Mirëpo, për një portier që ka shkëlqyer me bardhekaltrit në vitet e fundit dhe që meriton të jetë i pari në listë si Strakosha, kjo situatë ka kulmuar deri në atë pikë sa të reagojë në shenjë demonstrative pikërisht në sytë e trajnerit.

Portali italian “Citaceleste” ka raportuar se para ndeshjes me Parmën, shqiptari ka lënë stërvitjen duke përplasur dorezat në tokë, në momentin që ai është lënë sërish në ekipin e rezervave. Portali raporton se Strakosha ka lënë menjëherë qendrën stërvitore pas këtij veprimi.

KLUBI

Lacio doli me një komunikatë se Strakosha nuk u grumbullua ndaj Parmës për shkak të një dëmtimi, por portali i sipërpërmendur bën me dije se krahas këtij shqetësimi, portieri kuqezi është stërvitur gjatë javës, ç’ka tregon se mosgrumbullimi ka të bëjë me një çështje disiplinore.

Aq të rëndë, sa sipas portalit në fjalë, Lacio pritet ta nxjerrë në shitje shqiptarin që në muajin janar. Strakosha ka një kontratë deri në qershor të 2022-it dhe është komentuar që në këtë periudhë të diskutohet edhe mundësia e rinovimit, mirëpo pas këtyre ngjarjeve, pritet se çfarë do të ndodhë mes portierit, trajnerit Inzagi si dhe drejtorit Tare.

Related posts

Cutrones i anulohet gol nda Interit

Sadik.Autor

RRAHMANI “LË NAM” NË DEBUTIM/ Gatuzo e zëvendëson menjëherë

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Kërkon përforcime të mëdha, Manchester United i ofron Juventus të shkëmbejë Pogba me…

Delo.autor

Leave a Comment