Futboll Premier League Sport

“RIVALËT KANË DËSHIRË TË JENË NË VENDIN TONË”/ Trajneri Tuchel: Ne duhet të jemi profesionistë. Nuk preferoj që ta di rezultatin, por…

Çelsi nuk mund të bëjë llogari, por duhet të mendojë vetëm për të fituar në javën e fundit të kampionatit kundër Aston Vilës. Dhe Tomas Tuhel është i shqetësuar se “Villains” do të kenë një avantazh sot, që janë tifozët e tyre. Në “Villa Park” priten 10 mijë spektatorë, për herë të parë që prej marsit të vitit të shkuar.

I pyetur në konferencën për shtyp nëse Liverpuli dhe Lestëri kanë një avantazh nga skuadra e tij në luftën për katër vendet e para (dy rivalet janë -1 pikë nga Çelsi i vendit të tretë), duke qenë se luajnë në shtëpi, tekniku gjerman tha:

“Sa u përket tifozëve, sigurisht që e kanë. Ndërkohë, në lidhje me klasifikimin, mendoj se ata do donin të ishin në vendin tonë. Tifozët e Aston Vilës nuk do të bëjnë tifo për ne, por për skuadrën e tyre dhe ky është një avantazh për ta. Kjo i bën gjërat absolutisht më të vështira, nuk ka asnjë dyshim për këtë”.

Tuhel pranon se ai do ta mbajë një vesh nga ajo që do të ndodhë në “Anfield” dhe “King Power Stadium” (Liverpuli do të presë Kristal Palasin, ndërsa Lestëri, Totenhemin) gjatë ndeshjes së Çelsit të tij me Aston Vilën, duke qenë se java e fundit luhet e gjitha në të njëjtën orë 17:00. “Për një periudhë të gjatë të ndeshjes unë dua të jem brenda një flluske. Nëse në fund ne do kemi rezultate që do ndikojnë në sasinë e rrezikut që ne duhet të marrim, në rast se nuk do jemi duke fituar, atëherë duhet të dimë se çfarë është duke ndodhur andej. Ne duhet të jemi profesionistë. Nuk preferoj që ta di rezultatin, por nëse do të jetë e nevojshme, duke të ndryshojmë strategjinë tonë dhe mendoj se kjo është shumë normale”.

VERNER – Tuhel u ndal të komentonte edhe sezonin e sulmuesit të tij Timo Verner, i cili ka shënuar vetëm 6 gola në Premier Ligë në vitin e tij të parë në “Stamford Bridge”. Për trajnerin, rikthimi i tifozëve do ta ndihmojë lojtarin e tij ta kalojë këtë periudhë të vështirë:

“Kam folur për këtë me bordin në bisedat e para dhe kisha mendimin se kjo është një skuadër e re dhe duke e parë nga jashtë, jo vetëm për Timon, bordi nuk duhet të harrojë ndikimin që ka mungesa e tifozëve, të cilët ndihmojnë në kapërcimin e momenteve të vështira gjatë ndeshjes. Sigurisht që Timo është ende i ri dhe mund të përmirësohet ende. Kjo është ajo që ne kërkojmë çdo javë”.

Related posts

Gennaro Gattuso shkon në Rusi me një mision: Kjo është detyra ime

Sadik.Autor

Valverde befason me deklaratën interesante për gjyqtarin e El Clasicos

Sadik.Autor

Lëndohet Aguero, jashtë fushave për dy javë

Q.Autor

Leave a Comment