Futboll Premier League Sport

FITUAN CHAMPIONSIN/ 2 lojtarë do të largohen si kampionë nga Liverpooli

Vetëm pak ditë pasi u shpallën kampionë Europe me Liverpoolin, Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno do të duhet të bëjnë gati valixhet, për të kërkuar një tjetër skuadër për të vijuar karrierën e tyre.

Kjo pasi kontrata e tyre me “The Reds” përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe Liverpool ka vendosur t’i lërë të lirë, duke mos u ofruar një kontratë të re për sezonet në vijim.

Sulmuesi anglez Sturridge ka adhurues të shumtë në Premier League dhe jo vetëm, por problemi i tij janë dëmtimet e shpeshta, që nuk garantojnë vazhdimësi.

Megjithatë, tani që është lojtar i lirë, pritet që disa klube të nxitojnë t’i bëjnë ofertën, për ta bërë pjesë të organikës së tyre.

Ndryshe paraqitet situata e mbrojtësit spanjoll Alberto Moreno, i cili vërtet ka luajtur pak vitet e fundit me Klopp, por është vetëm 26 vjeç dhe ka shumë klube që janë gati të vënë bast mbi të ardhmen e tij.

Related posts

ËSHTË BËRË PJESË E HISTORISË NË LA LIGA/ Ja lëvizja “magjike” e 16-vjeçarit që turpëroi keq yllin e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi “mpreh” dhëmbët/ Verilindorët rrëmbejnë futbollistin më të mirë të Teutës

Isa.Autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË ME FORSBERG/ Kapësja e topave zbulon gjithçka: Më ofroi fanellën me një kusht…

Delo.autor

Leave a Comment