Futboll Shqipëri Sport

“KËNAQËSI TË LUASH PËR AIK-STOCKHOLM”/ Mesfushori Asani: Ja pse zgjodha numrin 21 (FOTO)

Jasir Asani është prezantuar ditën e djeshme te klubi i ri i AIK Stokholm, ku është i huazuar nga Partizani me të drejtën e blerjes.

asani

Futbollisti pritet të bëjë debutimin e tij me skuadrën e re ditën e sotme, teksa këta të fundit do të zhvillojnë edhe një miqësore.

Në një intervistë për “Infosport.mk”, ish-lojtari i Partizanit foli për mënyrën se si e pritën në ekipin e ri dhe pse zgjodhi numrin 21.

“Më kanë pritur shumë mirë. Jam i lumtur që kam firmosur me një skuadër si AIK-u dhe që do e ndihmojë në arritjen e objektivave. Të luash për një ekip të tillë është një kënaqësi e madhe. Numrin 21 e zgjodha sepse më pëlqen ky numër, por duhet pranuar që e kam zgjedhur edhe për shkak të Paulo Dibalës, pasi më pëlqen ky futbollist për mënyrën si luan dhe karakteri”, shprehet Asani.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

“KEMI KLASIKE BRENDA SHTËPISË”/ Etoo dhe Kluivert: Do të jetë viti i tyre te Real Madrid dhe Barcelona

Delo.autor

Gjoba për “shqiponjat”, 27 mijë dollarë për një ditë!

Isa.Autor

Leave a Comment