Futboll Premier League Sport

Vardy: Në fushë jam një makth, ata më ofendojnë dhe unë…

Lamtumira nga kombëtarja nuk e kanë ndryshuar aspak Jamie Vardy. Sulmuesi i Leicester-it të ëndrrave ka lënë fanellën e “Tre Luanëve” tre vite pas debutimit të tij ndërkombëtar. Por nuk është një problem i madh, të paktën sipas tij. Në një intervistë për “The Guardian”, ai ka folur për veten në 360 gradë.

“Si më perceptojnë të tjerët? Ndoshta mendojnë se jam një k..e”, ka thënë ai. “Të them të drejtën, mendoj se jam një makth në fushën e lojës. Tifozët kundërshtarë më ofendojnë dhe unë i përgjigjem. Kështu jam gatuar dhe besoj se në fund kështu duhet të jesh në futboll”.

“Vitin e kaluar tifozët e Tottenham kanë kënduar një kor për gruan time në xhungël (Rebekah Vardy ka marrë pjesë në një reality show të ambientuar në natyrën e egër të Australisë). Një minutë më pas kam shënuar dhe kanë qëndruar në heshtje gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Vardy.

Me pak fjalë, kurrë mos e zemëroni Jamie Vardy. Por ka momente që fyerjet i kërkon vetë… “Kur shënoj kundër West Bromwich festoj gjithmonë në të njëjtin cep të fushës. Ka fotografi të dy golave të shënuar në sezone të ndryshme. Fytyrat janë gjithmonë të njëjtat, ashtu si gishtat e mesit”.

Nëpërmjet golave, sulmuesi i Leicester kërkon t’i bëjë të heshtë kritikët dhe ata që e fyejnë. Ata që mendonin se do të kishte qenë vetëm një meteor, që shpërtheu në vitin e triumfit në Premier League dhe që nuk do të shkëlqente më pas. “Besoj se, veçanërisht në rrjetet sociale, pavarësisht nga ajo që bën, do të ketë gjithmonë njerëz që do të kenë dyshime ndaj teje. Unë përqendrohem te fusha”, ka thënë Vardy.

Related posts

Benzema i jep fitoren Real-it ndaj ekipit të “Fenomenit”

Delo.autor

“NË HOLANDË KA 17 MILIONË TRAJNERË”/ De Boer ironizon kritikët: E kanë të lehtë të thonë që do mbërrijmë në…

Delo.autor

VËSHTRIM MAGNETIK/ Federica Squarcini “magjeps” fansat e volejbollit

F.autor

Leave a Comment