Futboll Sport

Idhulli i tifozëve kundër Moratti-t: Nuk vlen asgjë

Pasioni i ri i Bobo Vieri-t është t’i përgjigjet pyetjeve të fansave të tij në Instagram. Sulmuesi shtegtar i lejon atyre që e ndjekin ta pyesin për diçka, më pas zgjedh pyetjet më të mira dhe publikon përgjigjet.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve të ish-qendërsulmuesit, i cili ka shumë fansa në të gjithë Italinë (dhe jo vetëm). Por disa prej pyetjeve janë të veçanta, si ajo për ish-presidentin e Inter, Massimo Moratti.

Marrëdhënia me të, pas çështjes së përgjimeve dhe ndjekjeve të urdhëruara ndaj lojtarit, nuk ka qenë më e njëjta. Ka qenë një pyetje-përgjigje argëtuese, por që mund të zemërojnë presidentin e Interit të dytë të madh…

– A ekziston mundësia që të bësh paqe me Inter-in?
“Inter-i? Inter-i nuk më ka bërë asgjë, njerëzit që e drejtonin…

– A e ka patur mundësinë të flasësh me Moratti-n?
“Jo. Nuk më intereson. Nuk vlen asgjë”.

 

Related posts

Presidenti i Federatës Spanjolle: Largimi i Lopetegut i vështirë por jo deciziv

Sadik.Autor

“SHKËLQEJNË 4 FANTASTIKËT”/ Roma e Murinjos bëhet kërcënuese për Serinë A

F.autor

VALVERDE KËRKON PËRFORCIME/ Barcelona lëshon “tentakulat” për liderin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment