Futboll Sport

“KONSIDEROHET SI NJË FINALE E PARAKOHSHME”/ Southgate: Angli-Gjermani sfidë e madhe, duam të…

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Gjermanisë, theksoi se ky duel nuk vlen vetëm një biletë për në çerekfinale, por mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.

“Kjo ndeshje me të vërtetë po luhet shumë shpejt, ashtu si Belgjikë-Portugali, vlen më shumë se një çerekfinale. Por ndodhi dhe duhet të zbresim në fushë për të shkruar historinë. Do të jetë edhe një mundësi për t’’u dhuruar njerëzve një kujtim ndryshe, në të ardhmen, për këtë sfidë. Edhe pse shumë prej tifozëve tanë as nuk kishin lindur kur u ndeshëm herën e fundit në Europian”.

“Gjermania është e fortë, e thonë statistikat. Kanë fituar katër Kupa Bote dhe në radhët e tyre kanë 6 lojtarë që kanë fituar Ligën e Kampioneve. Nuk do të kenë frikë nga stadiumi “Wembley” pasi janë mësuar që të luajnë në nivele të larta dhe për këtë arsye duhet përgatitur sa më mirë ndeshja. Penalltitë? Stërvitem pas çdo seance në gjuajtjen e tyre”, tha Southgate.

Related posts

RRËFIMI I BUJSHËM/ MESSI: RONALDO më ka befasuar, REALI tashmë nuk…

Isa.Autor

“NUK KAM PARË KURRË SI AI”/ Klopp për mesfushorin Shaqiri: Ka muskuj të pabesueshëm!

Delo.autor

GAFA E MANCHESTER CITY/ Ngatërron afrimin e ri me lojtarin e Napolit. Shikoni çfarë bëjnë

Delo.autor

Leave a Comment