Futboll Sport

VLERSIMI I UEFA-s/ GARA E ETSHME mes RONALDOS dhe “pokerit” të  MODRIC

Fitimi i çmimit si sulmuesi më i mirë për lojtarin që ka shënuar 15 gola në edicionin e fundit të Champions League duket shumë i vështirë – nëse jo i pamundur. Diçka e ndryshme, ndërkohë, sa i përket çmimit “Lojtari i Vitit”, ky çmim u dha për lojtarin më të mirë, Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar atë edhe tre herë të tjera, në 2014, 2016 dhe 2017.

Por, në rrugën e yllit juventin këtë herë është dhe ish-shoku i tij i skuadrës, i cili ka fituar çdo gjë te Real Madrid, Luka Modric. Ky i fundit ka fituar po aq herë sa Ronaldo trofeun e Champions League gjatë viteve të fundit si dhe arriti që të shkojë në finale të Kupës së Botës me Kroacinë duke marrë në fund dhe titullin “Lojtari më i mirë nga FIFA” dhe po ashtu është në garë për trofeun “Topi i Artë” që do të përcaktohet në dhjetor. Por, akoma më e vështirë bëhet gara sepse mes këtyre dy emrave futet dhe Salah: egjiptiani që është pjesë e Liverpool, megjithatë, është inferior.

Por, do të ketë akoma kohë për të tjera sfida të mëdha. Nëse CR7 do të garojë për çmimin e sulmuesit më të mirë kundër Messi-t, në mes do të jetë edhe Salah, ndërsa Modric si mesfushori më i mirë do të jetë kundër Kroos dhe De Bruyne, e sa për kapitullin e mbrojtjes gjithçka është e regjistruar mes Marcelo – Ramos – Varane, ndërkohë që për portën i vetmi italian është Buffon që vendoset mes Alisson dhe Keylor Navas. Për karrierën, çmimi duket se është shënjestruar nga David Beckham.

Related posts

“Kam realizuar dy gola në finale, por të gjithë mbajnë mend vetëm goditjen me kokë”

Q.Autor

MIQËSORJA E LUKSIT/ Manchester City përballet me “makthin” Liverpool

Isa.Autor

“KUJTONI ÇFARË NDODHI ME ROMËN”/ Ja biseda e Messit me lojtarët në dhomat e zhveshjes ndaj Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment