Futboll La Liga Sport

ZBULOHET E VËRTETA/ GODIN TREGON përse i tha “jo” ofertës së “djajve”

Diego Godin ka thyer heshtjen duke shpjeguar përse refuzoi ofertën e Manchester United, në ditën e fundit të merkatos, duke qëndruar te Atletico Madrid.

Pasi nuk arriti të marrë Harry Maguire dhe Toby Alderweid, United ishte gati të paguante 25 milionë euro për prishjen e kontratës së 32-vjeçarit me ekipin e Simeone, por uruguaiani tha “jo” dhe zgjodhi të qëndrojë te “Los Colchoneros” me të cilët do të luajë sot në Superkupën e Europës kundër Real Madrid.

“Unë kisha oferta, por i refuzova. U përpoqa të respektoja klubet që më kërkuan duke mos i përmendur, por lajmi doli dhe nuk e di nga doli. Më pas lexova sikur kisha rinovuar me Atletico. As kjo nuk është e vërtetë. I refuzova ofertat vetëm për arsye personale dhe jo sportive. Unë tani jam i përqendruar te Superkupa e Europës, sepse të ardhmen time e kam përcaktuar prej kohësh,” – tha Godin.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Zvicër-Spanjë. Mbyllet ndeshja me penallti, rezultati 1-2

Delo.autor

Deschamps: Jam krenar, tani jemi në majën e botës për katër vite

Isa.Autor

HISTORIKE/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

F.autor

Leave a Comment