Futboll Premier League

Souness: Klopp duhet të fitojë trofe te Liverpooli për të qenë i suksesshëm

Trajnerit të Reds i është thënë edhe një herë nga paraardhësit e tij se ai duhet të fitojë trofe për të qenë i suksesshëm në Anfield

I fundit është Graeme Souness i cili ka insistuar sot që Jurgen Klopp duhet të fitojë trofe për të pasur një sukses të madh në Anfield.

Reds janë të kënaqur me ecurinë e deritanishme të klubit dhe në pozitën në Premier Ligë dhe deri me tani paraqitjet në Ligën e Kampionëve, por, megjithatë kjo nuk mjafton.

“Ende jo. Jo për ne profesionistët. Nuk është mirë të përfundoni të dytët apo të tretë dhe të kënaqeni me një kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, tha ai për Omnisport.

“E di që njerëzit e parasë i lumturon çdo kalim i çdo faze në Ligën e Kampionëve, por për tifozët dhe futbollistet profesionist ju duhet të fitoni trofe. Presioni është i madh, por nuk ka qenë asnjëherë kaq i famshëm futbolli. Paratë që shpenzohet, lojtarët që transferohen. Man United ka shpenzuar 200 milionë funte por nuk luajnë futboll të bukur. Pse ata lojtarë s’po luajnë bukur”, thënë ai.

Megjithatë, Souness beson që për Liverpoolin trofetë do të vinë dhe për këtë beson shumë edhe në trajnerin aktual që pret sezone më të mira të tij në Liverpool në të ardhmen.

Related posts

LIVË/ Maltë-Kosovë: Presion fantastik, Rashica vjedh topin dhe Muriqi nuk fal para portës (VIDEO)

Isa.Autor

COPA AMERICA/ Spektakël në ndeshjen hapëse, Brazili nuk e diskuton Bolivinë

Delo.autor

“NJË E ENJTE E PAHARRUAR”/ Mbrojtësi Kumbulla publikon pamjet e ditës së tij të veçantë në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment