Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Mbrojtësi ITALIAN largohet nga MILANI, ja falenderimi emocionues (FOTO)

Ekipi i Milanit ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë kontratën me lojtarin Luka Antoneli i cili u transferuar te klubi Empolit. Lajmin e ka bërë te ditur vetë lojtari në faqen e tij në “Instagram” duke thënë: “Sapo përfundova kontratën time me klubin e Milanit dhe dua të falënderoj Galianin dhe Roko Maiorino që më dhanë mundësinë të vesh fanellën që gjithmonë kam ëndërruar që në fëmijëri.”

“Falenderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar përgjatë këtyre viteve, sepse ata më ndihmuan të rritem si njeri dhe si lojtar. Faleminderit të gjithë doktorëve, fizioterapistëve dhe djemve në Milano. Dhe një falënderim special për të gjihtë fansast “Kuqezinj” dhe shokëve të skuadrës përgjatë këtyre viteve, njerëz të cilët do të mbeten të paharrueshëm për mua. Unë i uroj fat Maldinit dhe Leonardos, dhe jam i bindur se ata mund ta kthejnë Milanin përsëri në majën e botës.”

Antoneli ka dalë nga akademia e Milanit dhe u rikthye në San Siro në vitin 2015 pas aventurave me Parmën dhe Xhenoan.

 

Related posts

Askush nuk e di se çfarë është brenda, Xhaka mbron Arsenalin

Q.Autor

JUVENTUS SOT NGREN TITULLIN E 9 RADHZI/ Në javën e fundit do të luhet edhe për… milionat

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri Setien: Mendoni për rrezikun që na kanoset dhe qëndroni në shtëpi!

Delo.autor

Leave a Comment