Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Këto janë ndeshjet që do të luhen sot (TABELA)

Liga e Kampionëve ka hyrë në një fazë të nxehtë, duke qenë se në turet eliminatore para fazës në grupe, janë shumë skuadra me emër që kërkojnë grupet e Championsit.

I tillë është edhe Ajaxi që i duhet të fitojë sot ndaj PAOK-ut, pasi ndeshjen e kaluar ka barazuar në transfertë me rezultatin 2-2. Barazimi pa gola ose edhe 1-1, i jep holandezëve kualifikimin, megjithatë asnjëra skuadër nuk do ta ketë të lehtë.

Sakaq, Qarabagu që eliminoi Partizanin do të përballet me APOEL-in, ish-skuadrën e Tramexanit që u shkarkua menjëherë pasi ekipi i tij u mund me rezultatin 1-2 në shtëpi.

Takim interesant do të jetë edhe ai mes LASK dhe Baselit, ku austriakët kanë fituar në Zvicër 1-2 dhe tashmë u duhet të menaxhojnë, ndërkohë që Baseli kërkon përmbysjen.

Ndeshje të vështirë ka edhe Dinamo Zagreb që luan ndaj Ferencvaroshit në Hungari.

Takimi i parë është mbyllur në barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, ndërkohë që pak më të lehtë e ka Porto që ka mundur në Rusi ekipin e Krasnodarit me rezultatin 1-0.

Më poshtë mund të shihni ndeshjet që do të luhen sot.

Image

Related posts

SPALLETTI MERR LAJME TË MIRA/ Ja dy yjet që rikthehen për derbin ndaj Juventusit

Delo.autor

Morata te Milan! Befasia e madhe vjen nga Italia

Sadik.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Daja me shumë ndryshime, Shehi me 11-she ofensive. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment