Futboll Sport

Zyrtare: Partizani transferon lojtarin nga Koreja e Veriut, firmos për 2 vite me të kuqtë

Klubi i Partizanit, ka zyrtarizuar përforcimin më të ri të skuadrës. Bëhet fjalë për lojtarin koreanoverior, Hyon-Uk, i cili është zyrtarizuar vetëm pak çaste më parë tek “Demat e kuq”.

Mësohet se kontrata e 26-vjeçarit nga Koreja e Veriut është nënshkruar për dy vite.

Më parë mesfushori, ka luajtur me Zemunin në Serbi, si dhe Zrinjski Mostarin në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërkohë që ai ka luajtur edhe 33 ndeshje me kombëtaren e Koresë së Veriut.

Related posts

Rooney bëhet sërish baba, vjen në jetë djali i tij i katërt

Q.Autor

BAYERNI NË KRIZË REZULTATESH/ Ana dhe Robert Levandovski festojnë me…

Isa.Autor

PAS 8 MINUTASH LOJË/ Çfarë gafe nga portieri, Joao Felix kalon Atleticon në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment