Futboll Sport

SULMON TË DASHURËN E TIJ NË AUSTRALI/ Ish-lojtari i Liverpoolit përfundon në polici, ja akuzat

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Dietmar Hamann është akuzuar nga policia se ka sulmuar të dashurën e tij në Australi.

45-vjeçari, i cili gjithashtu ka luajtur te Bayern Munich dhe Manchester City, është arrestuar pasi ka shtyrë gruan gjatë pushimeve në Sidnej.

Policia është thirrur në shtëpinë e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes pasi mori një telefonatë për dhunë në familje.

Hamann , i cili ka përfaqësuar 59 herë Gjermaninë, është arrestuar dhe akuzohet për agresion.

Mëngjesin e së shtunës, Hamman ka dalë nga komisariati pas një seance të shkurtër dëgjimore në Parramata Court, por duhet të dorëzonte pasaportën.

Ai do të rikthehet të martën me avokatët e tij për t’u përballur me akuzat.

Related posts

ISH-MENAXHERI I ICARDIT/ Abian Moreno: Wanda mendon vetëm për paratë, jo për…

Isa.Autor

PAS ELEMINIMIT NGA AJAXI/ Flet zëvendësuesi i Ramos: Nuk jemi mësuar me këtë situatë, ky është…

Delo.autor

MESUT OZIL BAMIRËS/ Do financojë operacionet e 1 mijë fëmijëve dhe do ushqejë 100 mijë të pastrehë

Delo.autor

Leave a Comment