Futboll Seria A Sport

“JAM PLOTËSISHT ME GUARDIOLA-N”/ Presidenti De Laurentiis: Ai ka të drejtë, UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët

“Unë jam plotësisht dakord me atë që tha Pep Guardiola. Kampionatet kombëtare dhe tifozët e tyre nuk mund të injorohen”. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, jep mesazhin e tij në Twitter. “Në fakt, Pep Guardiola thotë: Sa shumë ndeshje, UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët. Kjo është ajo që kam mbështetur edhe unë, që kur kam filluar të interesohem për futbollin! Më në fund një person inteligjent dhe i përgjegjshëm. Faleminderit Guardiola”. Trajneri i Manchester City sulmoi dje angazhimet e shtuara të lojtarëve me kombëtaret e tyre, duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur që i pret në kampionatet respektive.

Çfarë tha dje Pep Guardiola:
“Futbollistët janë qenie njerëzore, nuk janë makina. Unë i njoh lojtarët, disa prej tyre janë gjithmonë të zemëruar, sepse nuk mund të luajnë çdo ditë, kjo nuk është e mundur. Të garosh në të gjitha garat këtë sezon pa spektatorë është e vështirë. Nëse nuk bën rotacione në formacion nuk mund të garosh në të gjitha garat. Nëse nuk do ta bënim këtë, ne nuk do të ishim në pozicionin aktual. Djemtë e mi mund të luanin, sepse kanë një mentalitet të pabesueshëm, por kanë nevojë për pushim. UEFA dhe FIFA i kanë vrarë lojtarët, sepse kjo është vërtet shumë. Ne nuk kemi pasur një pushim të vetëm mesjave që kur kemi filluar sezonin, as edhe një”.

Related posts

UZUNI NË LA LIGA? Sulmuesi kuqezi kërkohet nga disa skuadra

F.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet derbi Barcelona-Atletico Madrid. Rezultati 4-2

Delo.autor

“Tërbohen” korçarët/ Ilir Daja nuk do të jetë i vetmi që zbarkojë në Vlorë (DETAJE)

Sadik.Autor

Leave a Comment