Futboll Premier League Sport

BEFASON SPANJOLLI/ Guardiola mohon zërat: Nuk e kam kërkuar kurrë MESSIN te…

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka mohuar kategorikisht zërat se ai i ka bërë një ofertë sulmuesit argjentinas Lionel Messi që të lërë Barcelonën dhe të luajë me Manchester City. Sipas Pep, këto zëra janë thjesht thashetheme dhe se nuk ka asgjë të vërtetë ne deklaratat e “El Mundo Deportivo”, sipas së cilës Messi ishte shumë pranë transferimit te Manchester City në tetor të vitit të kaluar.

Guardiola ka deklaruar se nuk e ka kërkjuar asnjëherë Messin pas largimit të tij nga Barcelona, as kur drejtoi Bayern e as tani që drejton Manchester City. “Asnjëherë nuk kam kërkuar që Messi të vijë te skuadrat që kam drejtuar. Asnjëherë nuk kam shkuar te drejtuesit e Bayern apo City dhe t’u thoja se e dua me çdo kusht atë lojtar. Asnjëherë”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll tha: “E kam thënë qindra herë, se unë dëshiroj që Messi të qëndrojë përjetë të Barcelona”. Kështu, trajneri spanjoll mohoi zërat se City ka ofruar 250 milionë euro për të marrë Messin në tetor të 2017-ës, pas krizës politike në Katalunja.

Në fund, Guardiola u shpreh: “Unë një ditë do të kthehem te Barça. Gjithnjë e kam thënë se ajo është shtëpia ime dhe aty dua të mbyll karrierën. Ëndrra ime është të mbyll karrierën si trajner te Barcelona”. Kontrata e Pep Guardiola me Manchester City skadon në verën e vitit 2021.

Related posts

FORMULA 1/ Red Bull paralajmëron rivalët: Ky sezon i çuditshëm na jep titullin

Delo.autor

HISTORIKE NË KËRCIM ME SHKOP/ Atleti Suedezi Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Sergei Bubkës

Delo.autor

PAS ZYRTARIZMIT TEK “BARDHEZINJTË”/ Sulmuesi Morata ka një mesazh për Juventusin dhe tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment