Futboll Seria A Sport

STRAKOSHA “SUPER HERO”/ “Kupa e Italisë”: Eliminon Interin dhe kalon në gjysmëfinale

Lazio ka eliminuar Inter pas penalltive. Pas 120 minutave 1-1, Lazio ka qenë më i saktë në penallti duke mposhtur Zikaltrit në San Siro.

Pas 90 minutave pa gol, sulmuesi i përfaqësueses italiane ka gjetur golin në pjesën e dytë të kohës shtesë. Ndërsa Icardi ka barazuar gjithçka me penallti në sekondat e fundit.

Lazio ishte më mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Inter bëri çmos të gjente golin e fitores, por pa sukses.

Candreva dhe Martinez shpërdorojnë për vendasit, Caidedo për miqtë në fund të takimit.

Dy lojtarët më të mirë në fushë kanë qenë Handanovic dhe Strakosha. Portieri shqiptar ka bërë disa pritje vendimtare duke u konfirmuar një nga portierët më të mirë të kampionatit italian.

Gjatë penalltive, Strakosha pret penalltinë e dytë të goditur nga Martinez, por Handanovic kundërpërgjigjet me pritjen ndaj Durmisit. Strakosha pret penalltinë e Nainggolan duke ndihmuar Lazion të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshet me Milan.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Ky njeri nuk di të ndalet, Liverpool në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

“E KEMI STUDIUAR PARTIZANIN”/ Kapiteni Stoker: Dimë dy ose tri gjëra për ta, duhet të…

Delo.autor

Larson: Ibra është çmendur, Suedia është më e fortë pa të…

Sadik.Autor

Leave a Comment