Futboll Premier League Sport

ABSURDE/ Lojtari i njohur rezulton baba i 3 fëmijëve nga 3 gra, në 2 muaj

Më shumë fëmijë se gola! Ky është rasti i futbollistit të Stoke City, Saido Berahino i cili rezulton të jetë baba i tre fëmijëve në vetëm 2 muaj. 25-vjeçari është regjistruar si babai i Costa-s, i sjellë në jetë më 30 maj nga ish e fejuara e tij, Stephania Christoforou.

Mamaja e fëmijës së dytë është një infermiere 28-vjeçare, e lindur në Afrikë. Më 15 korrik, ajo ka sjellë në jetë një vajzë, por nuk e ka shënuar në certifikatën e lindjes atësinë, për shkak të pengesave ligjore. Megjithatë, mësohet se 28-vjeçarja është në bisedime e sipër me futbollistin dhe avokatët e tij.

Dhe mamaja e fëmijës së tretë është Chelsea, e cila solli në jetë Aniya Marie më 17 korrik. Ndryshe nga e para, Aniya Marie në certifikatën e saj të lindjes është regjistruar si fëmija e Saido Berahino.

Një anormali, e cila nuk ishte dëgjuar më parë. Berahino, autor i vetëm një gol në 913 ditë, ka nisur betejën ligjore për këtë “absurditet” që i ka ndodhur në jetën e tij personale.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 13 minutash lojë, Bonuchi ndëshkon Belgjikën nga goditja e dënimit. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

“CASSANO THA SE PAS 20 VITESH NUK DO MBAHENI MEND”/ Përgjigjia e legjendës Totti ndaj gazetarit do ju lërë pa fjalë

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Starova: Bëmë paraqitje të mirë, por nuk morëm…

Delo.autor

Leave a Comment