Futboll Sport

THELLOHET SKANDALI/ “Trukoi ndeshjen me Tërbunin”: Ja telefonata e Armir Grimës me Safet Bajrin

Goditja e bandës “Bajri” në Shkodër ka zbuluar një skandal në futboll, duke provuar si rrallëherë ndonjëherë trukimin e një ndeshjeje. Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Femrave, Armir Grimaj u vu në pranga nga Policia, pasi dyshohet për trukim ndeshjesh.

Grimaj gjendet në paraburgim tashmë dhe pritet që ditën e hënë të dalë për vlerësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Armir Grimaj është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike, pasi po fliste me Safet Bajrin që dyshohet të jetë një nga emrat kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, që vepronte në Shkodër dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimit të parave, gjobëvënieve etj.

Gjatë përgjimeve telefonike të Safet Bajrit, është kapur një bisedë me Armir Grimajn, të cilit i kërkohej ndërhyrjapër një rezultat të paracaktuar.

Ndeshja, për të cilën akuzohet trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grimaj, është ajo e luajtur më datën 5 maj të vitit 2018 mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Ndeshja ishte përcaktuese për Vllazninë B, e cila kërkonte që të mbijetonte në Kategorinë e Parë, në grupin B të saj.

Ajo konsiderohej si finale për shkodranët. Përgjimet telefonike të Safet Bajrit tregojnë se ky i fundit i ka telefonuar Armir Grimajt përpara ndeshjes dhe i ka kërkuar që të ndërhyjë te Tërbuni në mënyrë që të toleronin në atë ndeshje. Tërbuni kishte disa lojtarë shkodranë dhe Grimaj, dyshohet se ka përdorur influencën e tij që gjërat të shkonin mirë për Vllazninë. Menjëherë sa fillon ndeshje, Hllunaj kalon Vllazninë në avantazh në minutën e nëntë, ndërsa 9 minuta më pas, Hajdari dyfishon. Në pjesën e dytë, Gjini shkurton diferencën dhe Vllaznia B fiton duelin e mbijetesës me Tërbunin duke kaluar në Play-Out me Orikumin, ku e mposht edhe këtë të fundit.

Gjithçka komplikohet me rënien e Vllaznisë nga Kategoria Superiore. Rregullat nuk lejojnë dy ekipe zinxhirë të luajnë në të njëjtën kategori dhe Vllaznia B ra një kategori më poshtë, për t’i hapur vendin ekipit të parë. “Panorama” mëson gjithashtu, se në përgjime, Grimaj flet edhe për shpërblime për rezultatin e asaj ndeshjeje me Tërbunin. Nëse Grimaj shpallet fajtor për trukim ndeshjesh, ai rrezikon një dënim nga gjobë deri në 7 vjet burgim. Por në rast se akuza provohet në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, atëherë ai rrezikon deri në pesë vjet burgim sipas Kodit Penal.

Related posts

KLUBI BALLSHIOT KONFIRMON/ Një tjetër futbollist largohet nga Bylisi, do të vijojë karrierën në…

Delo.autor

LLOGARITË NË CHAMPIONS/ Matematika e lejon, Milani shpreson ende tek kualifikimi

Delo.autor

“MAGJI” NGA KAMPIONI I BOTËS/ Griezmann me një ekzekutim të përsosur të goditjes së dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment