Futboll Sport

STADIUMI BOSH/ FSHF korigjon veten: Me Jordaninë vendosen çmime “Superioreje”

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë informacionin në lidhje me biletat e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë. Takim ky që do të luhet më 10 tetor 2018, prej orës 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo sfidë nuk ka ndonjë rëndësi shumë të madhe, pasi është një miqësore përballë një kundërshtari të një niveli jo të lartë. Faqja zyrtare e FSHF-së përmes një njoftimi shpërndau informacionin për shitjen e biletave dhe çmimin e tyre.

“Ka nisur shitja e biletave fizike për ndeshjen miqësore, SHQIPËRI-JORDANI , e cila do të luhet në datën 10 Tetor 2018 në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Federata Shqiptare e Futbollit ofron gjithashtu promocionin unik “Vishu Kuqezi”: Biletë + Bluzë “EURO 2016” duke filluar nga 3.800 lekë. Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa ditësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun përkatës bileta.fshf.org. Njihuni me pikat e shitjes dhe çmimet e biletave përkatëse.

Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtë shënuara:
Tiranë- Dyqani FSHF, rruga e Elbasanit/ Nga e hëna në të dielë/ Ora 08:00-20:00.
Tiranë – Biletaria prane stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të dielë/ Ora 12:00- 18:00.
Durrës- Biletaria prane stadiumit Niko Dovana/ hapur prej date 5- 10 Tetor/ Ora 09:00-13:00.
Korçë- kancelaria përballë Kinema Millenium/Nga e hëna në të dielë/ Ora: 09:00-21:00″, – përfundon lajmërimi i Federatës.

 

 

Related posts

U BË PROTAGONIST NË NDESHJEN KASTRIOTI-TIRANA/ FSHF merr vendimin drastik, përjashton arbitrin nga…

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madrid “presion” Mbappe-së, oferta ka datë skadence. Ylli francez duhet të vendosë

Delo.autor

(VIDEO) I “shkatërroi” ekipin e zemrës, fansi i vogël ka një kërkesë për Hazard. Belgu e lë pa fjalë

Q.Autor

Leave a Comment