Futboll Seria A Sport

E ardhmja e Milan, Mirabelli “ngoh zemrat” e tifozëve

“E kemi arritur objektivin që kishim, pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane. Tani duhet të ruajmë vendin e gjashtë dhe më pas do të hapim një cikël fitues për vitet në vazhdim”. Massimiliano Mirabelli flet për të tashmen por mbi të gjithë për të ardhmen në një intervistë për Sky Sport. “Të gjithë ëndërronim diçka ndryshe nga kjo, por është e vështirë kur skuadra ndërtohet nga e para brenda vitit, duhet kohë për t’i bërë gjërat të funksionojnë”.

Drejtori sportiv i kuqezinjve nuk ngurron të flasë për merkaton: “Big-ët do të qendrojnë. Objektivi ynë është që të krijojmë një cikël duke ndërtuar një skuadër me lojtarë të fortë dhe të rinj. Ne jemi Milani dhe nuk kemi ndërmend ta çmontojmë skuadrën, por ta përforcojmë. Nuk mund të mendonim që do të fitonim menjëherë, jemi duke ndërtuar një Milan të fortë për të fituar në vitet në vazhdim”.

Javët e fundit Gigio Donnarumma ka përfunduar në shënjestër të tifozëve dhe kritikave, por Mirabelli përpiqet të çdramatizojë: “Duhet të mendojmë që ai është një pasuri për ne, urojmë që të qendrojë këtu. Por ka disa rregulla: nëse një lojtar shpreh dëshirën për t’u larguar duhet që klubi ku do të shkojë të plotësojë kërkesat e Milan-it. Donnarumma nuk ka ardhur kurrë te ne e të na thotë që dëshiron të largohet”. Më pas shton: “Klubet, nëse do të ket të tillë, të bëjnë ofertat e tyre dhe ne do të shohim nëse janë të kënaqshme. Donnarumma është pasuri e gjithë futbollit italian, vlen tej mase shumë. E njohim merkaton dhe mendojmë se vlen vërtet shumë. Por duam në radhët tona lojtarë që janë të gatshëm të marrin pjesë në projektin tonë. Duam njerëz të bindur”.

Vjet Milani kërkonte te merrte nga Torino Beotti-n por në fund u tërhoq. Sivjet emri i sulmuesit të Tirono-s është rishfaqur sërish. Por Mirabelli nuk ç’ekuilibrohet. “Të mos flasim për lojtarët e skuadrave të tjera, sepse më parë kemi për të mbyllur garën tonë. Të dielën luajmë ndeshjen e 57-të këtë sezon, askush nuk ka luajtur sa ne dhe duhet ta mbyllim në vend të gjashtë. Por i kemi idetë e qarta se çfarë do të bëjmë bashkë me trajnerin Gattuso”

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Drithërima në portën gjirokastrite, Kamara shpërdoron një rast të artë (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDURI” PËR OSIMHEN/ Napoli i vendos një çmim të “kripur”

F.autor

INTER ËSHTË PËR TU DUARTROKITUR/ Shikoni këto 30 sekonda kur futi Barcelonën në kuadrat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment