Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË NË LONDËR/ Merr shishen me verë dhe largohet pa paguar, legjenda e futbollit turpërohet në sy të… (FOTO)

Ish-legjenda e kombëtares së Anglisë dhe Totenhamit Pol Gaskonj ka krijuar një tjetër incident të pakëndshëm në Londër.

gaskonj
“Gazza” tentoi të largohej pa paguar një shishe verë, e cila kushtonte rreth 11 €. Kamerat e sigurisë në stacionin e Kryqit të Mbretit fiksuan momentin kur ish-mesfushori mori shishen me verë dhe u largua pa paguar. Pas sinjalizimit nga rojet e sigurisë së dyqanit të pijeve alkoolike, një patrullë policie e ndali 52-vjeçarin dhe e detyroi të kthehej në dyqan dhe të kërkonte falje.

gaza 1

Nuk është hera e parë që Gaskonj përfshihet në incidente të pazakonta. Disa muaj më parë, ai u lirua nga burgu sepse puthi një grua në një stacion treni. Prej mëse 20 vitesh, ai ka vuajtur prej abuzimit me alkoolin dhe drogën si edhe është arrestuar disa herë për dhunim të ish-partnereve të tij.

gaza

Me gjithë talentin e madh që pati, Gaskonj nuk arriti të kthehej në një lojtar të suksesshëm në karrierë. Ai preferohej shumë nga ish-trajneri i  Mançester Junajtid Sër Aleks Ferguson.

Related posts

MERKATOJA E BUJSHME/ Ja goditja e radhës për Interin…

Delo.autor

RISI NË GRUMBULLIM/ Reja kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren nën… (FOTO)

Delo.autor

COUTINHO DO TË VESHË FANELLËN “BAVAREZE”/ E konfirmon edhe Bayerni: Jemi të lumtur që e bindëm… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment