Futboll La Liga Sport

AS MESI AS RONALDO/ Tani më i miri për Lopeteguin është ky super lojtarë…

Julen Lopetegui, trajneri i Real Madridit, ka pësuar një transformim të madh, që kur mori përgjegjësinë për drejtimin e kampionëve të Europës në fuqi. Ish-trajneri i Spanjës, i shkarkuar nga ky post një ditë para nisjes së Botërorit të Rusisë, e ka ndryshuar mendjen sipas rrethanave, në të cilat e gjeti veten, kur është pyetur se cili ishte futbollisti më i mirë për të.

Kur ishte trajner i “La Roja”, Lopetegui pati thënë se më i miri në histori është Leo Messi. Trajneri i “Los Blancos”, megjithatë, ndryshoi mendje për këtë gjë, kur u largua nga ekipi kombëtar spanjoll dhe nënshkroi për Real Madridin. Që nga ai moment, Cristiano Ronaldo u bë “lojtari më i mirë në botë”.

Tani, me Cristiano Ronaldon e larguar nga “Bernabeu” për te Juventusi, pak kohë para ceremonisë së çmimeve “The Best”, Julen Lopetegui ka tashmë një tjetër lojtar për këtë rol. Kjo u tha gjatë konferencës për shtyp të tij, një ditë para ndeshjes Real Madrid-Espanyol, e vlefshme për La Liga.

“Unë nuk besoj shumë në çmimet individuale, sepse e ndiej futbollin si një sport kolektiv. Unë do të doja çmimi “The Best” të jetë për lojtarin tonë, Modric, i cili ka bërë një vit fantastik. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për mua është loja, që do të bëjmë kolektivisht nesër”, – tha trajneri spanjoll gjatë konferencës për shtyp.

Related posts

Arkadiusz Milik: U rrita me dashuri që në momentin që mbërrita te Napoli

Sadik.Autor

CEREMONIA E FIFAS/ Trajneri Klopp takohet me Capellon në Milano

Delo.autor

“SHERR” PËR GODITJEN E DËNIMIT/ Medel godet me shpullë Quarezman (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment