Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Apolonia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 3-0

Tirana luan me Apoloninë në “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 13:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.

Bradheblutë futen në fushë vetëm me një objektiv, për të marrë fitoren dhe të vazhduar rezultatet pozitive, pas 3 pikëshit të marrë ndaj Laçit në ndeshjen e fundit në kampionat.

Nga ana tjetër, Apolonia pasi mori fitoren e parë për këtë sezon ndaj Skënderbeut, do të kërkojë të surprizojë edhe Tiranën, ku do ishin të kënaqur edhe me një barazim.

LIVE: TIRANA-APOLONIA 3-0

Ismailgeci 49′ , Batha 77′ 

KOMENTI LIVE: 

84′ Momente paniku në zonën e Apolonisë, Danso dhe Muçi nuk arrijnë të shtyjnë topin drejt rrjetës.

82′ Dy zëvendësime te Tirana, largohen Halili dhe Najdovski në fushë Vrapi dhe Nuriu.

80′ Kristi Vangjeli është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë te Tirana, pas Najdovskit.

77′ GOOOOOL TIRANA 2-0/ Kampiteni Idriz Batha dyfishon shifrat. Pas asistit fantastik të Muçit i cili dhuron spektakël me dribilmet fantastike, mesfushori Batha, nuk fal përballë portierit Harizaj. 

73′ Muçi provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës pas pasimit të Dansos, por topi shkon jashtë kuadratit.

71′ Tirana përpiqet të menaxhojë epërsinë e një goli, duke ulur disi intesitetin e sulmeve.

66′ Zëvendësim i dytë te Tirana, largohet Torasa, vendin e tij e merr Toshevski.

61′ Zëvendësim i parë te Tirana, largohet Sasraku, vendin e tij e mer Danso.

57′ Zëvendësimi i tretë te Apolonia, largohet Mehmeti, vendin e tij e merr Omeri.

54′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Sasraku. Pas asistit fantastik të Grent Halilit, sulmuesi afrikan nuk arrin të shënojë nga një pozicion tepër i favorshëm, duke shpërdoruar një mundësi të artë.

49′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida e Ismailgecit, i cili kalon në avantazh bardheblutë. Mbrojtësi nuk fal brenda zonës, pas një depërtimi mjaft të bukur të Muçit, sfera devijohet dhe shkon te Ismailgeci që nuk fal nga një pozicion i favorshëm. 

46′ Starton pjesa e dytë, Apolonia kryen dy zëvendësimi, largohet Gjata dhe Mihana në fushë Ndranxhi dhe Zaimaj.

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Tjetër mundësi e Tiranës me Ismailgecin, gjuajtja e tij devijohet në këndore.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38′ Provon Mehmeti me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

32′ Batha provon me një gjuajtja nga distanca, topi devijohet dhe shkon në këndore.

28′ Tjetër mundësi për Tiranës me Sasrakun, i cili nuk arrin të devijojë me kokë një harkim nga e majta të Ismailgecit. Grushton aty portieri Harizaj. Ka pretendime nga sulmuesi bardheblu për faull brenda zonës.

25′ Pas startit të dobët, Apolonia fiton disi teren, duke provuar herë pas here të shtyjë përpara drejt zonës bardheblu.

17′ Provon të rrezikojë Apolonia me Mehmetin nga goditja e dënimit, gjuajtja e tij shkon mbi kuadratin e Bekajt.

16′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Haxhiut.

11′ Sa pranë golit Tirana me Tolin, i cili pas asistit të Halilit, provoi me një gjuajtje brenda zonës, por u ndal nga portieri Harizaj, i cili iu mohon një tjetër gol bardhebluve.

6′ Dominim i frikshëm i Tiranës, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Apolonisë. Kampionët kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

2′ Rast i artë për Tiranën mes Sasrakun, i cili nga një pozicion ideal në afërsi të pikës së penalltisë, nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë, duke u ndalur nga portieri Harizaj.

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Spezia-Milan. Rezultati 2-0

Delo.autor

ZIDANE KËRKON “REVOLUCION” NË VERË/ Super-formacioni me lojtarët që do shesë Real Madrid (FOTO)

Delo.autor

SFIDA VENDIMTARE/ Befason Allegri: Nuk e festojmë “Scudetton” më mirë pas Ajaxit

Delo.autor

Leave a Comment