Futboll Sport

BEFASON MOURINHO/ U rrëzova me qëllim në Wembley – ishte simulim i bukur, por jo penallti

Jose Mourinho ka pohuar se u rrëzua qëllimisht në Wembley të shtunën e kaluar, në mënyrë që t’i jepte mediave material për të shkruar diçka për të.

Trajneri i Manchester Unitedit u rrëzua në tokë pasi e kurthoi këmbët në litar teksa po ecte drejt hyrjes VIP para ndeshjes së Anglisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, transmeton Express.

I pyetur rreth këtij incidenti të premten në konferencë për mua, Mourinho e shpjegoi të tërë atë dhe këmbënguli se e gjitha ishte e qëllimshme.

“Njerëzit më telefonuan dhe më kërkuan të rrëzohem në Wembley sepse kanë nevojë për lajme për mua. Prandaj, e bëra qëllimshëm”, pohoi Mourinho.

“Ishte simulim i mirë! Telefonat i mbrojta. Nuk pati penallti, mbase karton i verdhë”, tha ai

Related posts

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR JUVENTUS/ Trajneri Lucescu: Janë një skuadër e madhe, jam i bindur se …

Delo.autor

Mesi apo Ronaldo? Ambasadorja seksi e Botërorit bën zgjedhjen e saj

Sadik.Autor

BOTËRORI/ Portugalia e bën dramë me Ganën, luzitanët i falen sulmit në ndeshjen e parë

F.autor

Leave a Comment