Futboll Sport

“NUK DUA QË TË BËJ POLEMIKË ME ASKËND”/ Galiani: Nëse ia duam të mirën futbollit, atëherë duhet të…

Si një prej dekanëve të drejtuesve italianë, 76- vjeçari Adriano Galiani, tashmë administratori i deleguar i Monzës (Seria B), ka dashur të ndërhyjë mbi ngjarjen e fundit në Juventus-Napoli, ku të kaltrit nuk u paraqitën në fushë.

“Nuk dua që të bëj polemikë me askënd, por nëse ia duam të mirën futbollit, atëherë duhet të aplikojmë me përpikmëri normat UEFA: nëse ke 13 lojtarë në dispozicion, duhet të luajmë, që të gjithë.

Kjo është këshilla e një plakushi, që jeton me futbollin 24 orë në ditë prej shumë vitesh. Aq më shumë në këtë periudhë të vështirë prej Koronavirusit, duhet të lëmë mënjanë egoizmin dhe prapaskenat e kota, pasi në këtë mënyrë rrezikojmë që e gjithë kështjella e ngritur me kaq shumë vështirësi së fundmi, të rrëzohet.

Nëse ndalojmë çdo herë kur në skuadër ka dy pozitivë, atëherë jemi të mbaruar. Sporti duhet të ngrejë mburojat dhe të ecë përpara. Nëse vendosim të gjithë të mos luajmë, atëherë kushedi se çfarë mund të ndodhë…”, tha Adriano Galiani.

Related posts

LLORIS PRANË “SKADENCËS”/ Tottenham “ndjek” një tjetër kampion bote

F.autor

Dikur i shënoi ANGLISË/ SHQIPTARI “mëson” tifozët e tij si të flasin SHQIP (VIDEO)

Isa.Autor

MERR FUND GJITHÇKA/ Franck Ribery shfaqet me fanellën e klubit të ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment