Futboll Seria A Sport

BLINDOHET MBROJTËSI/ Pasi e detyroi të qëndronte, Juventus i propozon rinovimin…

Pasi është mbyllur prej disa javësh merkato, Juventus ka nisur të mendojë dhe të punojë për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve, sidomos ata që janë titullar te skuadra e Max Allegri.

Në tavolinën e drejtorit sportiv Beppe Marotta është edhe kontrata e re e Alex Sandro, që duhet t’i jap futbollist brazilian një rritje të pagës, pasi klubi bardhezi hodhi poshtë ofertat e Paris SG dhe Manchester United, që i ofronin futbollistit më shumë para sesa merr në Torino.

Sipas asaj që bën të ditur “Tuttosport”, mbrojtësi i majtë do të zgjasë bashkëpunimin me Juventus deri në vitin 2023 dhe me kontratën e re do të marrë 4 milionë euro.

Related posts

FORMULA 1/ Ricciardo triumfon në Monza, McLaren bën ligjin me të dy pilotët

Delo.autor

PAMJET/ Goditje 150 mln euro, Vlahovic zbarkon në Torino, zbulohen detajet e transferimit

Delo.autor

SUPER SKANDALI / Vëllai i DYBALËS akuzon rëndë: Tek Argjentina luajnë ata që…

Isa.Autor

Leave a Comment