Futboll Sport

Kombëtarja U-21/ RONALDO zëvendson DURMISHAJN për ndeshjen ndaj ITALISË

Kombëtarja U-21 e futbollit do të përballet nesër me Shpresat e Italisë, në një ndeshje miqësore. Pas humbjes me Spanjën, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, Shpresat kuqezi, do të luajnë miqësoren kundër Italisë. Ashtu si në ekipin e parë, edhe tek U-21, ka pasur mungesë informacioni dhe për largime dhe afrime. Pas publikimit në media të lajmit për largimin e Durmishaj dhe të Sahitit, FSHF ka reaguar duke publikuar informacion të detajuar rreth situatës tek U-21. Me anë të një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të federatës, mësohet se Fiorin Durmishaj ishte i dëmtuar nga ndeshja me Spanjën, ndërsa vendin e tij do e zërë një tjetër futbollist. Sakaq për Emir Sahitin nuk jepet asnjë informacion.

“Kombëtarja U-21 e drejtuar nga tekniku Alban Bushi vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri e cila do të zhvillohet ditën e martë datë 11 shtator ora 18:30 në Cagliari. Bushi në vigjilje të kësaj miqësoreje e cila do ti shërbejë në formimin e grupit për sezonin tjetër eliminator, nuk do të ketë në dispozicion futbollistin Fiorin Durmishaj. Sulmuesi kuqezi i cili aktivizohet në rradhet e Panionisit në Greqi ka lënë grumbullimin, për shkak të një dëmtimi dhe është thirrur një sulmues tjetër, Ronaldo Ndreu, që aktivizohet në rradhet e VFB Trebbin në Gjermani”-shkruan FSHF

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ 80 milionë dhe jo vetëm, gati oferta e “çmendur” e Real Madrid

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Dy raste të arta shënimi, portieri Bakaj bën heroin (VIDEO)

Delo.autor

EKIPI I TIJ FITON PËR HERË TË PARË/ Maradona çmend rrjetin me kërcimin që bën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment