Futboll Sport

Mirel Josa drejt shkarkimit! Zbulohet emri i shqiptarit që pritet ta zëvendësojë

E ardhmja e trajnerit Mirel Josa në krye të Prishtinës është vënë në dyshim. Trajneri shqiptar nuk ka bërë një performancë bindëse, ç’ka ka detyruar drejtuesit e klubit të nisin kërkimet për zëvendësuesin e tij. Sipas gazetës “Olle”, numri një i klubit kosovar, Remzi Ejupi, ka qenë i pranishëm një ditë më parë në Vlorë, ku ka ndjekur nga afër përballjen Flamurtari- Skëndërbeu.

Siç mësohet, në përfundim të kësaj ndeshje, ai ka zhvilluar një takim me Gentian Mezanin, i cili shihet nga presidenti si emri i duhur për t’u ulur në krye të stolit të Prishtinës. Mezani aktualisht është i papunë, teksa më herët ka qenë trajner i Flamurtarit nga viti 2016-2017, e ndërsa së fundmi ishte në krye të Laçit, ku arriti të kualifikonte skuadrën në Europa League dhe të arrinte deri në finalen e Kupës së Shqipërisë. Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi, 38-vjeçari dha dorëheqjen për arsye personale.

Interesimi në Kosovë për trajnerët shqiptarë duket se është në nivele maksimale, pasi vetëm një ditë më parë, Shpëtim Duro u zyrtarizua si trajneri i ri i Dritës.

Related posts

I GJITHË STADIUMI NË KËMBË/ Shikoni momentin kur ylli Broja largohet nga fusha si hero, por i dëmtuar (VIDEO)

Delo.autor

NJË NDËR MË TË PAGUARIT NGA LIGA AMERIKANE/ Xherdan Shaqiri renditet në mesin e 100 të rinjve më të pasur në Zvicër

F.autor

Irina Shayk e Bradley Cooper shkëlqejnë në tapetin e kuq të “Met Gala”

Sadik.Autor

Leave a Comment