Sport Të tjera

Briken Calja shpallet KAMPION Kombëtar në peshëngritje, Tirana sukses me ekipin e femrave

Në ambientet e pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është zhvilluar kampionati i 70 kombëtar i peshëngritjes. Në këtë kampionat, ndryshe nga herët e tjera, ka pasur ndryshime të peshave trupore dhe kategorive. Ekipe dhe sportistë elitar nga i gjithë vendi janë paraqitur në këtë event mes synime të qarta, duke pretenduar medalje. Nuk kanë munguar edhe sportistët më elitar shqiptar të sportit të peshëngitjes. Kampionati i trefishtë i Europës, Briken Calja, ka marrë pjesë duke garuar në peshën 73 kg. Ai e mbylli dygarëshin me peshën 325 kg.

Në shkëputje ngriti 148 kg, ndërsa në shtytje 177 kg. Kështu Briken Calja u shpall Kampion Kombëtar në peshën e 73 kg, duke u shpallur edhe si “Peshëngritsi i Turneut”. Para nisjes së këtij evenimenti, Briken Calja është vlerësuar edhe me një çmim mirënjohje nga FSHP, për rezultatet e larta të arritura gjatë garave ndërkombëtare dhe atyre kombëtare. Sportisti tjetër i talentuar, Daniel Godelli, garoi në peshën 81 kg, ndërsa Erkand Qerimaj vendosi të tërhiqet nga gara në pa e nisur atë.

Në përfundim të këtij kampionati u dhanë dhe kupat për peshëngritësit dhe ekipet fituese të çdo kategorie në këtë turne. Sportistja më e mirë femër u shpall Shiponja Brahja,  e cila ngriti 252.54 kg. Në rang ekipor, Tirana zuri vendin e parë për femra në këtë turne, duke grumbulluar 394 pikë. Në vend të dytë u rendit Teuta me 252 pikë ndërsa podiumin e ekipeve e mbyll Elbasani me vendin e tretë duke grumbulluar 214 pikë. Ky kampionat u transmetua “live” në ekranin e Telesport.

Related posts

IMPAKTI I BOTËRORIT/ Ja si e presin finalen DOGANIERËT dhe POLICËT kroatë (VIDEO)

Isa.Autor

E tradhtojnë nervat Ibrahimovicin! Godet me shuplakë kundërshtarin në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

BËN DEKLARATËN E ÇUDITSHME/ Sarri: Të na thonë nëse COVID-19 është i rrezikshëm apo jo

Delo.autor

Leave a Comment