Futboll Kombëtarja Sport

BUZËQESH PANUCCI/ Çlirohet BALAJ: Shënon në ndeshjet e kupës për Ahkmat Grozny

Bekim Balaj është rikthyer te goli në Rusi me Ahkmat Grozny, teksa këtë mesditë ka gjetur rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi kuqezi ka shënuar në minutat shtesë të takimit, që Ahkmat Grozny luajti në transfertë ndaj SKA Khabarovsk, në ndeshjen e kupës. Takimi nisi mirë për Ahkmat që gjeti rrjetën në minutën 26` me anë të Sadaev, ndërsa Kabaev do të barazonte për vendasit në minutën e 78`.

Do të ishte Mitrishev që do të shënonte golin e avantazhit më pas për Ahkmat në minutën e 85`, teksa dy minuta më vonë janë sërish vendasit që barazojnë me anë të Dedechko në minutën e 87`, duke e çuar takimin në kohën shtesë. Kështu Bekim Balaj, i cili e nisi si titullar ndeshjen dhe e luajti deri në fund, në minutën e 110` ekzekuton në mënyrë të saktë një penallti të fituar nga Ahkmat Grozny, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Mirëpo miqtë nuk arritën të ruanin avantazhin deri në fund, pasi vetëm një minutë para përfundimit të shtesës, në të 119`, Kvekveskiri barazon shifrat në 3-3 për vendasit. Janë gjuajtjet e penalltive ato që përcaktojnë kalimin e skuadrës së Ahkmat për në turin tjetër të kupës, pasi futbollistët e Grozny ishin më të saktë nga gjuajtjet e penalltive. Goli i Bekim Balaj, edhe pse në një ndeshje kupe, është një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, pasi ky gol mund të çlirojë sulmuesin në aspektin psikologjik, në prag të rigrumbillimit të kuqezinjve për ndeshjet e tetorit.

Related posts

ASTON VILLA-MANCHESTER UNITED/ Pas një pasimi nga Fernandes, Pogba shënon me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Gazetarja shqiptare flet për takimin me Neymar: I kërkova foto, po ja ç’më bëri

Isa.Autor

FINALJA EUROPA LEAGUE CHELSEA-ARSENAL/ Presidenti i Juventus udhëton në Baku, ja misioni i tij

Delo.autor

Leave a Comment