Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ JUVENTUSI shkon në “Mestalla” me një statistikë të frikshme

Një nga ndeshjet kryesore të javës së parë të Champions League do të jetë ajo që do të luhet në Spanjë mes Valencia-s dhe Juventus-it, e vlefshme për Grupin H. Ky do të jetë takimi i parë europian për vendasit në tre vitet e fundit. Valencia e ka nisur sezonin me katër ndeshje pa fitore në kampionat (3 barazime, 1 humbje), por tani do të përballen me një sfidë plotësisht të ndryshme.

Ata do të përballen me kampionët në fuqi të Italisë për herë të parë që nga 2009-a dhe duhet të frymëzohen nga forma e mirë e treguar në ndeshjet e luajtura në shtëpi kampionatin e kaluar (13 fitore, 3 barazime, 3 humbje), gjatë të cilave kanë pësuar vetëm 13 gola (0.68 për ndeshje).

Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë të marrin një rezultat pozitiv kundër bardhezinjve, që janë kualifikuar nga faza me grupe në katër sezonet e fundit, edhe pse ecuria e tyre në ndeshjet e luajtura në transfertë (6 fitore, 2 barazime, 4 humbje) nuk ka qenë shumë e mirë.

Golat kanë qenë një problem në ndeshjet e fundit të luajtura nga Juventus, me vetëm katër nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në Champions League që kanë sjellë më shumë se 2.5 gola për takim. Pavarësisht nga kjo, ekziston akoma një mundësi që të dy skuadrat të shënojnë duke parë se Juventus nuk ka pësuar gol në vetëm një nga katër ndeshjet e fundit të luajtura pas largimit të portierit legjendar, Gianluigi Buffon.

Statistika
– Shtatë ndeshjet e fundit të luajtura nga Juvent në transfertë, në të gjitha kompeticionet, kanë sjellë 3.57 gola për takim.
– Në katër ndeshjet e para të sezonit, Valencia ka marrë 11 kartonë të verdhë (2.75 për ndeshje).

– Ka kaluar pothuajse një vit që nga hera e fundit që Juventus ka humbur një ndeshje zyrtare në transfertë. Bardhezinjtë kanë një ecuri prej 16 fitoresh dhe 3 barazimesh në 19 transfertat e luajtura në të gjitha kompeticionet.

– Valencia nuk ka arritur të shënojë gol në tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në Champions League.
– Janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje në katër ndeshjet e fundit të Juventus-it.

– Valencia ka humbur 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Champions.
– Më pak se 2.5 gola për ndeshje janë shënuar në 3 takimet e fundit të Valencia-s në Champions League.

Related posts

ZYRTARE/ Djali i Zidane ndryshon kontinent, Roberto Carlos zbulon ekipin e ri

Delo.autor

Stoli i Milanit, Gasperini është në listë: mund të mbërrijë në qershor

Q.Autor

‘El Clasico’ më e shtrenjta në histori, ja vlera e lojtarëve të dy skuadrave

Q.Autor

Leave a Comment