Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS/ Trajneri i Young Boys KËRCËNON Juven: Do të luajmë njësoj si…

Gerardo Seoane, trajneri i skuadrës së Young Boys, në një deklaratë para ndeshjes së ardhshme që ekipi i tij do të luajë ndaj Juventusit në Champions League, ka rrëfyer mënyrën se si do të përpiqet të ndalë bardhezinjtë në Torino. Ai është i bindur se mund të bëjë surprizën në këtë sfidë, ku kampionët e Serisë A do të luajnë pa Cristiano Ronaldo, i pezulluar me një ndeshje pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Valencia, dy javë më parë (Juvja e fitoi 2-0 atë ndeshje).

“Do të kemi një filozofi spanjollenë lojën tonë, por do të marrim pak edhe nga loja që bëjnë skuadra si Chievo, Sassuolo e Frosinone. Këto ekipe kanë vënë në vështirësi Juventusin në ndeshjet që kanë luajtur në Serinë A”, tha Seoane. Më tej, trajneri i skuadrës zvicerane shprehet se mungesa e CR7 mund të jetë një favor për të. “Më vjen keq që nuk do të përballemi me një legjendë si ai, dënimi ishte i ashpër nga gjyqtari. Por, nga ana tjetër, do të jetë një plus për ne në fushë”, tha Seoane.

Related posts

Eibar – Real Madrid, kjo është nota e Cristiano Ronaldos

Q.Autor

10 shprehjet më egoiste të Cristiano Ronaldos

Sadik.Autor

ZYRTARIZON “DIVORCIN” ME PARTIZANIN/ Sulmuesi Llanaj: Falenderoj drejtuesit dhe tifozët… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment