Futboll Premier League Sport

KAOSI TEK MAN UNITED/ Frika më e madhe e Ferguson mund të kthehet në realitet

Sir Alex është i shqetësuar. Kur kjo ndodh nuk është një shenjë e mirë për Manchester United. Sigurisht, ish-trajneri, i cili ka drejtuar klubin për më shumë se 30 vite, këtë herë nuk mund të shfryhet para fytyrave të lojtarëve, siç bënte kur ishte numri një i “Djajve”. Momente këto që nuk kanë munguar në biografitë e shkruara nga gjithë ish-futbollistët e tij.

Por, nëse do të kishte mundësi, është e sigurt se do të kishte diçka për t’i thënë pasardhësit të tij. Sipas “Mirror”, skocezi, i kthyer në “Old Trafford” javën e kaluar për të ndjekur barazimin kundër Wolves në kampionat, i ka rrëfyer të afërmve të tij se ndihej keq për situatën ku ndodhet Manchester United.

Madje, ai ka thënë se ka frikë që klubi legjendar të kthehet në një “cirk”. Sipas Ferguson, problemi nuk qëndron vetëm brenda fushës së lojës, përkundrazi. Arsyeja kryesore e vështirësive qëndron te polemikat e shumta që rrethojnë klubin dhe veçanërisht marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarëve. Një reklamë e padëshiruar, por që rrezikon seriozisht të dëmtojë imazhin e United, i transformuar në një nga klubet më të suksesshme në botë në tri dekadat e kaluara nën drejtimin e Sir Alex.

Gjithashtu, “Mirror” ka kujtuar se ish-trajneri kishte paralajmëruar klubin se kthimi i Pogba mund të ishte një zgjedhje e gabuar. Marrëdhëniet mes Ferguson dhe francezit nuk kanë qenë kurrë të mira. Në fakt, pas transferimit të francezit tek Juventus në 2012-ën, Sir Alex ka thënë: “Pogba ka treguar mungesë respekti dhe më vjen mirë që nuk e kam më afër”.

Edhe në autobiografinë e tij nuk i ka kursyer fjalët “e ëmbla” për mesfushorin dhe menaxherin e tij. “Ka disa menaxherë në futboll që nuk më pëlqejnë. Dhe Mino Raiola, menaxheri i Pogba, është një nga ata”. Shqetësimi i Ferguson është real dhe ajo që po ndodh aktualisht tek United e justifikon frikën e tij.

 

Related posts

BUNDESLIGA/ Humbja nuk zbeh festën, Bayerni ngre titullin e 28 (FOTO)

Sadik.Autor

Atletico Madrid ka gati 20 milionë euro për sulmuesin e Milanit, pritet miratimi i Elliott

Isa.Autor

NDIZET MERKATO/ Interi tenton “parakalimin” ndaj Juventusit për Bremerin, zbulohet oferta e fundit e zikaltërve

F.autor

Leave a Comment