Futboll Sport

Çmimet e “FIFPro”/ 11 nga REALI, 10 nga Barça; Ja lista e kandidatëve për trofeun prestigjoz

Shoqata Botërore e Futbollistëve (FIFAPro) ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë të sezonit për vitin e njëmbëdhjetë të çmimeve të saj. Fituesit dalin nga votimi i bërë nga 25.000 lojtarë nga 65 vende të ndryshme. Në total janë 24 lojtarë, që i përkasin La Liga, nga kjo listë, të ndarë në mesin e tri skuadrave: Real Madrid (11), Barcelona (10) dhe Atletico Madrid (3). Sezonin e kaluar çmimet u prezantuan në tetor dhe 11-shja ideale përbëhej nga: Buffon, Alves, Ramos, Bonucci, Marcelo, Kroos, Modric, Iniesta, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Portierë
Tani për tani, lista e portierëve ka pesë kandidatë: Keylor Navas (Real Madrid), Thibaut Courtois (Chelsea), Ter Stegen (Barcelona), De Gea (Manchester United) dhe Buffon (Juventus).

Vlen të përmendet se Courtois dhe Buffon kanë ndryshuar klubet këtë verë, asi gjatë sezonit të kaluar kanë luajtur me Chelsea dhe Juventus, respektivisht. Përveç kësaj, vetëm një prej tyre ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë Kupës së Botës 2018, nënshkrimin i ri i Real Madridit, me Belgjikën. Së fundi, është e habitshme që Jan Oblak (Atlético Madrid) nuk është në mesin e kandidatëve.

Mbrojtës
Nga 20 mbrojtësit e zgjedhur, tetë janë debutues në këtë listë të kandidatëve. Kjo është lista e plotë: Jordi Alba (Barcelona), Dani Alves (PSG), Daniel Carvajal (Real Madrid), Giorgio Chiellini (Juventus), Virgil van Dijk (Liverpool), Diego Godin (Atletico Madrid), Mats Hummels (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Dejan Lovren (Liverpool), Marcelo (Real Madrid), Yerry Mina (Barcelona), Benjamin Pavard (Stuttgart), Gerard Pique (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Thiago Silva ( PSG), Kieran Trippier (Tottenham), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid), Sime Vrsaljko (Atletico de Madrid) dhe Kyle Walker (Tottenham).

Siç është rasti me Oblak në listën e portierëve, në këtë listë evidentohet mungesa e lojtarëve nga Atletico Madrid (fituesit e Ligës së Europës dhe Superkupës së Europës), si José Giménez, Filipe Luis dhe Lucas Hernández. Përveç Diego Godinit, është edhe Sime Vrsaljko, i cili tani luan për Interin.

Mesfushorë
Sa për mesfushën, përzgjedhja e 25.000 votuesve ka konkluduar në 15 lojtarë, të cilët janë: Sergio Busquets (Barcelona), Casemiro (Real Madrid), Coutinho (Barcelona), De Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Iniesta (Barcelona), Isco (Real Madrid), Kante (Chelsea), Kroos (Real Madrid), Matic (Manchester United), Modric (Real Madrid), Pogba (Manchester United), Rakitic (Barcelona), Silva (Manchester City) dhe Vidal (Bayern Munich ).

Sulmuesit
Siç ndodh në mesfushë, janë pesëmbëdhjetë kandidatë për tre vende nga sulmuesit më të mirë në 11-shen ideale të FIFPro: Benzema (Real Madrid), Cavani (PSG), Dybala (Juventus), Griezmann (Atletico de Madrid) Kane (Tottenham), Lewandowski (Bayern Munich), Lukaku (Manchester United), Mandzukic (Juventus), Mané (Liverpool), Mbappé (PSG), Messi (Barcelona), Neymar (PSG), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Salah (Liverpool) dhe Luis Suárez (Barcelona).

Duke parë këta 15 sulmues, vlen të përmendet se lojtarë si Gareth Bale (Real Madrid), Diego Costa (Atletico Madrid), Sergio Agüero (Manchester City) dhe Alexis Sánchez (Manchester United).

 

Related posts

Video/ Klubi i ri i beson numrin 10-të, zbulohet e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares

Q.Autor

Bufon zbulon sekretet: Ndihem më mirë se 5 vite më parë, jam kafshë në rivalizim

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Juventus, Barcelona dhe Manchester United në fushë, mësoni 8 sfidat interesante të mbrëmjes…

Delo.autor

Leave a Comment