Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Është në planet e Gasperinit, Atalanta gati RINOVIMIN me GJIMSHITIN

Berat Gjimshiti ka arritur të gjej vendin e titullarit tek Atalanta këtë sezon. Qendërmbrojtësi ka bërë paraqitje të mirë në tre ndeshje të Serisë A, duke u bërë kështu pjesë e planeve të trajnerit Gasperini. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë është përshtatur shumë mirë me skemën e Gasperinit, duke u aktivizuar si titullar në tre javët e para të Serisë A. Nisur nga kjo, mediat italiane shkruajnë se skuadra e Presidentit Percassi, ka vendosur që të rinovojë kontratën me qendërmbrojtësin shqiptar.

Kontrata aktuale e Gjimshitit me Atalantën skadon në qershor të vitit 2019, por duket se ajo do të zgjatet. Pas dy sezoneve, që luajti me Avellino dhe më pas me Benevento, drejtuesit zikaltër, venosën që të mbajnë Gjimshitin me qëllim që të luajë më shpesh në mbrojtjen me tre. Duke pasur parasysh ndryshimin e trajnerit Gasperini, është e mundur që palët të takohen para Krishtlindjeve, për të zgjatur kontratën aktuale.

Aktualisht Gjimshiti përfiton një pagë prej 300 mijë euro në sezon, e cila mund të ndryshojë me kontratën e re. Në varësi të paraqitjes së futbollistit gjatë këtij sezoni pritet të vendoset edhe për zgjatjen e kontratës. Berat Gjimshiti luajti më parë te Benevento ndërsa tashmë është rikthyer te Atalanta. Ai ka gjetur vendin e titullarit në tre ndeshjet e para të Serisë A, për shkak edhe të angazhimit të Atalantës në turet kualifikuese të Ligës së Europës. Ndërkohë për minutat e luajtura me Atalantën, Gjimshiti ka marrë vlerësime pozitive nga mediat italiane.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Nuk po gjen hapësira te Barcelona, Chelsea gati të negociojë me 21-vjeçarin

Delo.autor

“KAMPIONATIT PO I VJEN FUNDI DHE EKIPET KANË OBJEKTIVAT E TYRË”/ Trajneri Daja: Derbi? Pas Skënderbeut s’ka ndeshje tjetër…

Delo.autor

ZGJEDH MË TË MIRIN MES CR7 DHE MESSIT/ Lewandowski: Fjalët e tij më prekën shumë…

Delo.autor

Leave a Comment