Futboll Sport

Daja: Nuk mendoj se Partizani ishte më mirë, raportet tona me trajnerin janë…

Pas derbit të zhvilluar në “Selman Stërmasi” midis Tiranës dhe Partizanit për mikrofonat e “Supersport” ka folur dhe lojtari i Tiranës, Asion Daja i cili thotë:

Tepër të zhgënjyer për këtë rezutlat?

Normal që jemi të zhgënjyer dhe i kemi zhgënjyer dhe tifozët e Tiranës. U munduam të bënim më të mirën. Bëmë shumë gabime dhe ai që bën pak gabime i fiton këto sfida.

Pozicioni në fushën e lojës, a u surprizove?

Ndryshimi në formacion është zgjedhje e trajnerit. Normale që u surprizova, por do të mundohemi që të pranojmë zgjedhjet e tij.

Mungonte grinta. A e ndjejnë futbollistët derbin?

Po është e vërtetë. Këtë derbi kishte shumë lojtarë të huaj dhe që e përjetonin për herë të parë këtë sfidë. Na duhej më shumë teknikë , forcë dhe grintë. Trajneri u mundua të hedhte më të mirët në fushë. Kështu shkoi loja.

Pse bën Tirana kaq shumë gabime, për shkak të filozofisë të trajnerit, për shkak të mospërshtatjes apo për meritë të Partizanit?

Kam luajtur dhe me Partizanin dhe kundra tij dhe nuk mendoj se Partizani ishte më i fortë. Lojtarët e rinj ose të huaj nuk janë përshtatur 100%. Nuk kanë dalë në lojën e tyre.

Mungon qetësia psikologjike, pse nuk e ule presionin në ekip si lojtar me eksperienc që je?

Ne u mundua të bënim të gjithë gjërat që duhet të bënim, por nuk na dolën. Ekipi që lufton më shumë e fiton këtë ndeshje. Ndoshta hynim me vones në dyluftim, nuk di ca të them.

Si është atmosfera në dhomat e zhveshjes, si është gjendja me stafin dhe trajnerin?

Janë raporte trajner-lojtar si në çdo vend tjetër dhe respektohen. Vetëm raporte pune, raporte miqësie. Jemi munduar të jemi korrekt dhe profesionistë.

Related posts

GJITHNJË E MË PAK MINUTA NË FUSHË TEK REAL MADRID/ Messi lëviz personalisht për të marrë Modric në MLS

F.autor

LISTA PËR SFIDËN NDAJ LEGANES/ Zidane përjashton dy yjet e ekipit, nuk ka festë për ta!

Delo.autor

E PABESUESHME/ Del raporti që zbulon ARSYET pse RONALDO braktisi REALIN

Isa.Autor

Leave a Comment