Europa League Futboll Sport UEFA

EUROPA LEAGUE/ Dudelange-Milan: “Djalli” nuk gabon në ndeshjet hapëse

Milan, fitues i 17 trofeve të UEFA-s, do të shkojë në Luksemburg për herën e parë në 46 vite. Kuqezinjtë e Gennaro Gattuso do të përballen me Dudelange, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Grupit F të Europa League.

Vendasit kanë qenë surpriza e Europës në këtë sezon dhe kjo do të jetë ndeshja e parë për një skuadër nga Luksemburgu në fazën me grupe të Europa League. Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në fazën kualifikuese (4 fitore, 2 barazime), kampionët e Luksemburgut duhet të zbresin me një moral të mirë në fushë kundër gjigantëve të Italisë.

Gjithsesi, do të jetë një fushë e ndryshme nga ajo me të cilën janë mësuar. Kjo ndeshje, në fakt, do të luhet në stadiumin kombëtar të Luksemburgut dhe jo në shtëpinë e Dudelange, që nuk plotëson kriteret e kërkuara nga UEFA.

Kjo mund të ketë një ndikim të madh te vendasit, të cilët e kanë kthyer stadiumin e tyre në një fortesë në ndeshjet e fundit, duke humbur vetëm dy ndeshje nga 14 të luajturat në të gjitha kompeticionet (10 fitore, 2 barazime, 2 humbje).

Milan, që këtë vit është kualifikuar direkt në fazën me grupe të Europa League, ka marrë vetëm dy fitore nga pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në këtë kompeticion (2 fitore, 3 humbje).

Gjithashtu, kuqezinjtë kanë humbur dy nga tri ndeshjet e fundit të Europa League që kanë luajtur në transfertë, por këto mbeten dy zhgënjimet e vetme të milanezëve në 10 ndeshje të luajtura larg shtëpisë (5 fitore, 3 barazime, 2 humbje). Italianët nuk humbin ndeshjen hapëse të një kompeticioni europian që nga sezonin 1996/97, të pamposhtur në 15 takime (12 fitore, 3 barazime).

Përballjet direkte
– Milan është përballur gjashtë herë me skuadra nga Luksemburgu (6 fitore) dhe ka shënuar 29 gola, duke pësuar vetëm 1.

– Dudelange ka shënuar dy gola në katër nga gjashtë ndeshjet e luajtura në fazën kualifikuese të Europa League.

– Milan ka pësuar një gol në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare.

Related posts

SULMON MBROJTËSIN MAGUIRE/ Van Der Sar: Ja çfarë i thotë gruas çdo ditë në shtëpi

Delo.autor

E BUJSHME NGA TURQIA/ 2 klube të Premier League ofertë zyrtare për sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

Si Ronaldinho refuzoi kalimin tek United

Sadik.Autor

Leave a Comment