Futboll Sport

Gjermania dhe Turqia në garë për “Euro 2024”, në mes çështja “Mesut Ozil”

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, thotë se është i bindur që polemika e fundit, që vjen nga akuzat për racizëm e Mesut Ozil, nuk do të ndikojë në ofertën e tyre për të qenë vendi organizator i “Euro 2024”.

Ozil e la ekipin kombëtar pas katastrofës në Kupën e Botës së kësaj vere, që e pa Gjermaninë të eliminohej qysh në fazën e grupeve. Ylli i Arsenalit përmendi “racizmin dhe mosrespektin” si arsye për pensionimin e tij ndërkombëtar, ndërsa shtoi se ishte bërë “kokë turku” për dështimet e Gjermanisë.

Para Botërorit të Rusisë, Ozil dhe Ilkay Gundogan, të dy ndërkombëtarët gjermanë me prejardhje turke, u vunë “nën zjarr” për një fotografi të bërë me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Gundogan ka thënë se ai dhe Ozil janë veçuar pas disfatës së Gjermanisë dhe se “linja e racizmit u kalua pjesërisht”.

Ozil ishte gjithashtu kritik ndaj Grindel, duke thënë se, në sytë e presidentit, “jam gjerman kur fitojmë, jam emigrant kur humbim”. Grindel vazhdon t’i mohojë akuzat, ndërsa Gjermania përballet me konkurrencën e Turqisë për të pritur “Euro 2024”.

“Gjithkush në DFB dhe në UEFA më njeh shumë mirë, – tha Grindel për “Sky Sports”. – Mendoj se të tilla polemika nuk do të kenë asnjë ndikim në procesin e tenderimit përkatës për vendin organizator të Europianit të vitit 2024″.

Grindel shtoi se kritikat e tij mbi fotografinë buronin nga bindjet personale në vend të sfondit të Ozil: “Në fund nuk ka të bëjë fare me atë nëse një lojtar ynë ka sfond emigrimi apo jo. Nëse një lojtar gjerman, në një fushatë zgjedhore, do të bënte një fotografi me një politikan shumë të djathtë në Gjermani, do të kishim të njëjtin debat dhe ne në DFB do të reagonim në të njëjtën mënyrë.

Ne qëndrojmë në DFB për vlerat kryesore: respekt, tolerancë, lojë e drejtë, liria e fjalës dhe liria e shtypit. Kjo foto me Erdoganin i shqetëson tifozët tanë, sepse presidenti i tyre, Erdogan, nuk qëndron për këto vlera”. UEFA do ta njoftojë vendin organizator të “Euro 2024” në Nyon të Zvicrës, më 27 shtator.

Related posts

OFERTAT NGA SERIE A NUK MUNGOJNË/ Por Galatasaray është gati të blejë kartonin e Icardit

F.autor

“TOPI I ARTË”/ Ja formacioni i FRIKSHËM që mbeti JASHTË në nominimin e trofeut PRESTIGJOZ

Isa.Autor

Gattuso: Dështimi i Italisë pjesë e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment