Futboll Sport

Denoncon gazetari: Panucci ARROGANT, nuk di të komunikojë, lojtarët NUK E DUAN

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e djeshme është mundur në transfertën e Skocisë me rezultatin 2-0. Kjo humbje i ka mërzitur të gjithë, por më shumë për lojën e zhvilluar, sesa për rezultatin. Skema e hedhur në fushë nga trajneri Christian Panuçi nuk rezultoi të jetë e dobishme, pasi edhe me 5 mbrojtës të rreshtuar, përsëri prapavija futi “ujë”.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe gazetari i njohur Ervin Baku, i cili në një reagim të tijin në “Facebook” është shprehur se trajneri nuk di të komunikojë, është arrogant dhe mbi të gjitha lojtarët nuk e duan.

Statusi i plotë:

“Porca Puttana, Porca Puttana”… Britmat dhe ulërimat e Kristian Panuçit drejtuar futbollistëve u dëgjuan deri jashtë stadiumit. Aty ku priste autobusi skocez që do të kthente Kombëtaren në hotelin Hallmark. Punët në kombëtaren shqiptare shkojnë si mos më keq. Komunikimi mes trajnerit dhe futbollistëve është në pikë të hallit. Askush nga lojtarët nuk e di se ku është vendi i tij. Askush. Një rrumpallë e vërtetë. Ndeshja kundër Skocisë është përgatitur pa asnjë strategji, pa asnjë skemë. Asnjë. Rezultati është koherent me përgatitjen. Humbje e shëmtuar, me lojë rastësore alla “bjeri t’i bim”. Rendimenti, zero. A është ky trajner i aftë për Shqipërinë??? JO. Kam besuar te grinta e tij, por kjo nuk mjafton. Kurrë. Ose je i aftë, ose nuk je. Përveç kësaj, trajneri italian nuk di më të komunikojë. Vetëm britma dhe ulërima, “Porca Puttana”… Jo vetëm që nuk ka zgjedhje dhe zgjidhje, por edhe kur ka nuk di t’i transmetojë. I mungon shumë psikologjia. Thelbësore në këtë zanat. Është arrogant??? PO. Shumë. A e duan më lojtarët??? JO. Nuk janë kënaqur kurrë me të. As edhe në një stërvitje të vetme… Madje, një bërthamë lojtarësh po përgatit një tip peticioni kundër tij. Dhe mirë e bëjnë. Nuk ecet gjithmonë me fat. Duhet një minimum aftësie. Një ekip pak më i fortë se Skocia na kishte fut gjashtë gola dje. Ne mund të vazhdojmë të kemi fat. Ndoshta me fat mund të dalim në vendin e parë të këtij grupi. Por sa më shpejt të ndahemi nga Panuçi, aq më mirë do të jetë për Kombëtaren tonë. “Porca Puttana”, duhet të themi ne”!

Related posts

CHELSEA-BRIGHTON/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Giroud

Delo.autor

“NUK BLEJMË DOT ILACET”/ Shpërthen peshëngritësi Çalja: Këtu fjala SPORT…

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Italia “ngec” ndaj Bullgarisë, Gjermania dhe Anglia bëjnë detyrën

Delo.autor

Leave a Comment