Futboll Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Dyndje tifozësh në “Selman Stërmasi”, stuartët kërkojnë ndihmën e…

Të premten, Tirana do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së gjashtë të Superiores. Prej ditësh po flitet për këtë supersfidë, ndërsa tashmë klubi bardheblu si organizator ka nisur nga përgatitjet.

Një çështje me rëndësi është ruajtja e rendit dhe e sigurisë që në sfidat e kaluara ka qenë nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa këtë sezon është vendosur që uniformat blu të qëndrojnë jashtë stadiumit. Megjithatë, duke ditur rëndësinë e këtij takimi, pritet që “Selman Stërmasi” të jetë i tejmbushur.

Në këto kushte, stuartët do ta kenë të pamundur të ruajnë sigurinë në stadium duke ditur edhe rivalitetin e këtyre tifozërive për dekada me radhë. Pritet me interes të shihet se si do të vendosë klubi i Tiranës, si klub organizator që është.

Nuk përjashtohet mundësia që uniformat blu të qëndrojnë në gatishmëri përreth perimetrit të stadiumit dhe në rast incidentesh të bëhet e mundur ndërhyrja e tyre.

Related posts

LIVE/ UEFA NUK surprizon me mbrojtësin më të mirë në Europë, trofeun e fiton…

Isa.Autor

KOMBËTARJA U-21/ Në prag të ndeshjes me Spanjën, ABAZAJ lutet për gol (FOTO)

Isa.Autor

(FOTO) E tmerrshme/ Argjentinë, policia gjuan me plumba ndaj futbollistëve

Q.Autor

Leave a Comment