Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË NAPOLIT/ Ancelotti: Koulibaly shitet vetëm nëse paguajnë këtë çmim

Carlo Ancelotti e ka pranuar se Kalidou Koulibaly mund të shitet në verë.

Trajneri i Napolit ka thënë se skuadra nuk e ka në plan shitjen e afrikanit, por që nëse ndonjë skuadër paguan klauzolën e tij, atëherë Koulibaly mund të largohet.

Por, shifra e shitjes që e ka përmendur Ancelotti është marramendëse.

“Klubi nuk e ka në plan ta shes. Por, nëse ndonjë skuadër paguan 150 milionë euro, atëherë ai do të largohet” ka thënë Ancelotti.

Manchester United është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

 

Related posts

RONALDO i jep fund pushimeve, zbulohet ora e prezantimit në Torino

Isa.Autor

NË PRAG TË FINALES SË KUPËS SË FRANCËS/ Mbappe flet mbi të ardhmen: Nuk kam dëshirë të…

Delo.autor

“TRIPLETA PËR KËTË SEZON”/ Festë “HOT” pas fitores së TITULLIT nga Man City (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment