Futboll Seria A Sport

INTERI “PA FRENA”/ Zikaltrit nuk ndalen, Martinez e Politano “likujdojnë” Cagliarin (VIDEO)

Lautaro Martinez ka shënuar të shtunën golin e tij të parë zikaltër në Seria A, duke i dhënë Inter-it avantazhin, u thellua më pas edhe me golin e Politanos, për të siguruar fitoren me rezultatin 2-0 ndaj Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit italian. Ndonëse pa shkëlqim e spektakël, skuadra e Inter ka dominuar kundërshtarin modest, për të vijuar me rezultatet pozitive në këtë moment fantastik për zikaltrit, të cilët kanë regjistruar fitoren e katërt radhazi, pas suksesit ndaj Fiorentinës e Sampdorias në dy javët e mëparshme në Seria A, por edhe pas triumfit në San Siro ndaj Tottenham, në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e grupeve në “Champions League”.

Në prag të sfidës ndaj PSV, në program për të mërkurën, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, Spalletti ka preferuar t’i akordojë pak pushim kapitenit të Inter, Mauro Icardi, duke aktivizuar në vend të tij, nga minuta e parë argjentinasin tjetër të zikaltërve, Lautaro në qendër të sulmit. Surprizë edhe në mesfushë, aty ku Perisic është lënë gjithashtu në pankinë, me dyshen Gagliardini-B.Valero. Pushim në kampin internist edhe për Skriniar me Miranda që rikthehet në qendër të mbrojtjes pas një dëmtimi të lehtë të ditëve të kaluara.

Një mori ndryshimesh që kanë rezultuar të suksesshme për Spallettin, Interi i të cilit ka hipotekuar një fitore të rëndësishme në këtë javë të 7-të të kampionatit në Seria A, pavarësisht se ndaj një kundërshtari modest, si Cagliari që pas disfatës ndaj zilaktërve renditet në vend të 16-të, në kuotën e vetëm 6 pikëve. Zikaltërit morën epërsinë që në minutën e 12’ falë golit të Lautaro Martinez. Ndonëse në cilësinë e humbësit, Cagliari diti të jetë protagonist, sikurse edhe VAR, pak momente më vonë, kur në minutën e 72’ pas një gabimi diletant të zikaltërve në mesfushë, ka fituar një goditje këndi, prej të cilës shënuan edhe golin e barazimit provizor. Gjithsesi, VAR ka shfuqizuar golin e shënuar nga kapiteni i Cagliarit Dessena, për prekje të topit me dorë. Me futjen në lojë të Perisic, dominimi i Inter ishte i padiskutueshëm në fazën ofensive, për tu shpërblyer në të 89’ me golin e Politanos të ndihmuar edhe nga prekja me dorë e vetë futbollistit të Cagliarit, që sigloi shifrat në rezultatin përfundimtar 2-0.

Related posts

Pogba rrit dyshime mbi të ardhmen: Flas shpesh me ata të dy…

Sadik.Autor

Kapiten ndaj Chelseas, Mustafi ndihet mjaft krenar tek Arsenali

Q.Autor

PENALLTI PAS TRE MINUTAVE LOJË/ Sadiku nuk di të shënojë. Dështon në Kupën Libertadores (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment