Futboll La Liga Sport

Dërgoi kundërshtarin në SPITAL/ MANAJ reagon pas kërcënimeve për VDEKJE (VIDEO)

Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i Albacete, ka qenë një nga protagonistët e ndeshjes së fituar 3-1 nga skuadra e tij kundër Mallorca në La Liga 2.

Ai ka realizuar golin e parë për të tijtë, por ka qenë protagonist edhe i një ndërhyje të ashpër që ka dërguar në spital lojtarin kundërshtar Xisco Campos, i cili ka humbur ndjenjat.

Tifozët vendas nuk e kanë pritur mirë këtë moment dhe kanë kërcënuar shqiptarin nga shkallët e stadiumit pasi e kanë quajtur fillimisht “asesino”, vrasës.

Pas ndeshjes, Manaj ka thënë: “Më vjen keq për Xisco, por ka qenë një ndërhyrje e paqëllimshme. Unë kam ndërhyrë vetëm për topin. Më vjen keq, do të flas me të. Jam quajtur vrasës dhe jam kërcënuar në rrjetet sociale”.

“Kështu e ka futbolli, mund të më kishte ndodhur mua. Ka qenë një dyluftim për topin, asgjë më shumë”.

Related posts

Largimi i papritur i Zidane/ Reali i Madridit me mision në Angli për Jurgen Klop

Sadik.Autor

TRONDITËSE/ Ish-ylli i “Wrestling” vetëvritet me pistoletë live në “Instagram”

Delo.autor

ZYRTARE/ Fitoi titullin kampion me Tiranën, klubi i Dinamos prezanton drejtorin e ri sportiv

Delo.autor

Leave a Comment