Futboll La Liga Sport

TRIUMFON “LOS BLANCOS”/ Dyshja Varane-Benzema mposhtin Espanyol

Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme kundër Espanyol me rezultatin 2-0. Ekipi madrilen arriti të marrë 3 pikët e kërkuara në “Santiago Bernabeu” duke marrë vendin e parë me 3 pikë larg, në pritje të ndeshjes së Barcelonës që do të luajë kundër Mallorcas në darkë.

Madrilenët shënuan nga një gol për çdo pjesë për t’i dhënë fund dilemave në lidhje me fitoren e ndeshjes. Rrjeta e parë u shënua nga Varane që dërgoi në rrjetë topin në minutën e 37′. Ekipi madrilen ndërmori një aksion të mirë dhe me pasime të shumta çoi francezin drejt portës kundërshtare.

Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga sulmuesi Karim Benzema. Francezi mori një top mjaft të mirë brenda zonës nga mesfushori Valverde. Lojtari e nxori të vetëm me portier dhe i dha hapësirë për të dërguar topin në rrjetë për herë të 10 këtë sezon. Courtois nuk pati shumë punë, por i gëzohet një tjetër ndeshjeje pa pësuar gol.

Nota e vetme negative e kësaj ndeshjeje ishte dalja me karton të kuq nga Mendy. Mbrojtësi gaboi duke shkelur kundërshtarin me taka dhe gjyqtari nuk hezitoi për t’i nxjerrë kartonin e kuq. Reali mban vendin e parë në renditje me 34 pikë, në pritje të Barcelonës.

Related posts

BOKSIERI AMERIKAN I PAMPOSHTUR/ Mayweather gati për një duel “show”, ja shuma marramendëse që i kanë ofruar

Delo.autor

ZBULON OBJEKTIVIN E DEKADËS SË RE/ “F1” synon numrin rekord të garave, pistë e re në Amerikën Qendrore

Delo.autor

SHPRESË PËR PALERMON/ Skuadra italiane rrezikon pezullimin nga Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment