Futboll Seria A Sport

GATTUSO NË FIJE TË PERIT/ Milani do MAKSIMUMIN ndaj Sassuolos, mungon Higuain

Ndonëse thuajse të gjitha skuadrat e mëdha zbritën në fushë gjatë ditës së djeshme, duke ofruar një të shtunë spektakolare për futboll-dashësit, edhe e diela propozon sërish disa takime interesante.

Kështu në Serinë A vëmendja do të jetë në Reggio Emilia, ku Milani do të udhëtojë për t’u përballur me Sassuolon, me synimin e vetëm që të lërë pas problemet në takimet e fundit dhe të rikthehet te fitorja.

Kuqezinjtë vijnë me një sërë problemesh në repartin e sulmit, pasi Higuain nuk është grumbulluar dhe Cutrone ka probleme, ndaj vështirë se do të mund ta nisë takimin nga fillimi, megjithatë Gattuso ka ngulmuar që të tijtë të kthehen me 3 pikë nga kjo transfertë.

Një tjetër sfidë interesante që propozon kampionati italian, është ajo e “Artemio Franchit” në Firence, ku Fiorentina vendase do të presë Atalantën e Gasperinit. Të dy skuadrat janë duke treguar një futboll mjaft të bukur dhe do të diskutojnë një vend në Europa League këtë sezon, gjë që e bën edhe më interesante këtë sfidë.

Related posts

“NUK DO TË FLEMË SONTE”/ Tifozët e skuadrës kineze “shpërthejnë” në lot pas kthimit në stadium

Delo.autor

PËRPLASJA MË GATUZON PAS NDESHJES/ Flet Kutrone: Më falni por unë…

Isa.Autor

6 GARA NGA FUNDI I SEYONIT PËR FORMULA 1/ McLaren fiton titullin për konstruktorë! Rusell i pakapshëm në Singapor

F.autor

Leave a Comment