Futboll Seria A Sport

PLAS TEK INTERI/ Spalletti iu kërkon falje, tifozët i kujtojnë Conten, gati lëvizja e bujshme…

Luciano Spalletti ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë pas humbjes 1-0 kundër Parmës në “San Siro”, edhe pse pretendon një 11-metërsh të mohuar nga arbitri.

“Është një humbje e dhimbshme, por deri në momentin që nuk kishim pësuar ishin afër fitores dhe na kishte munguar vendosmëria dhe fati për të zhbllokuar takimin. Sigurisht që mundësitë tona janë shumë më tepër se sa tregojnë 4 pikët që kemi në renditje. Janë shumë pak pikë sidomos në krahasim me ndeshjet që kemi bërë dhe vështirësinë e tyre”, tha trajneri italian pas humbjes.

“Duhet të gjejmë një mënyrë për të reaguar, duhet të kemi mend në kokë. Por ajo penalltia që na u mohua ishte fatale, Dimarco e preku topin me dorë dhe kjo duket hapur fare”, shtoi Spalletti. “Por më duhet të marr përgjegjësitë e mia, pasi nëse lojtarët individualisht tregojnë këtë nivel, puna ime nuk është bërë mirë. Kam një skuadër të fortë, një grup shumë të mirë lojtarësh dhe nuk kam gjetur ende mënyrën e duhur për t’i motivuar”.

Por, në rrjetet sociale, pavarësisht kërkesës së faljes nga ana e Spallettit, tifozët interistë, ndonjëherë edhe me doza të forta ironie, kanë nisur të gjejnë zëvendësuesin. Gjithmonë duke “qarë” largimin e Mourinhos dhe Mancinit, ata i kujtojnë trajnerit se Antonio Conte është i lirë dhe mund t’i zërë shumë lehtë vendin. E nëse rezultatet vazhdojnë kështu, e sigurt është që edhe drejtuesit e klubit zikaltër do të nisin ta mendojnë në këtë mënyrë. Në fund të fundit, Conte është i lirë dhe i gatshëm të nisë një aventurë të re.

Related posts

FITUAN BOTËRORIN/ Mbappe fton francezin tek PSG: I lashë ca shënime në xhep

Isa.Autor

“KUQEZINJTË” GJEJNË ZËVENDËSUESIN E RODRIGUEZ/ Milan gati të rikthejë në ekip mbrojtësin…

Delo.autor

Atletico Madrid i pamëshirshëm për Lokomotiv Moscow

Q.Autor

Leave a Comment