Futboll Premier League Sport

DUELI PËR TITULL/ KLOPP i thur elozhe SARRIT: Ajo që ka bërë ai është e…

Jurgen Klopp është një tifoz i Maurizio Sarri-t, këtë e ka deklaruar në prag të ndeshjes së Liverpool me Chelsea-n në raundin e tretë të Carabao Cup që do të luhet në Anfield të mërkurën.

Chelsea është vetëm dy pikë larg të Kuqve në renditjen e Premier League, pasi u shkëput nga Liverpool fundjavën e kaluar pas barazimit 0-0 me West Ham.

“Ndryshimi që i ka bërë Sarri ekipit të tij në një kohë të shkurtër është i pabesueshëm, wow,” shprehet Klopp në konferencën për shtyp.

“Stili i lojës në krahasim me sezonin e kaluar është komplet ndryshe. Çfarë trajneri që është!

“Jam një tifoz i Sarri-t që kur ishte te Napoli. Futboll i mrekullueshëm, dhe tani ai ka bërë një punë të madhe megjithëse faza përgatitore nuk ishte e duhura për shkak të Botërorit. “Të gjithë mendonin se City është favorit i qartë, por kanë harruar Chelsea-n.

“Blutë janë një skuadër me eksperiencë. E kanë fituar më parë titullin, 80% e lojtarëve e kanë fituar dy herë, dhe ata e dinë si bëhet. Chelsea është shumë i fortë.”

Related posts

LIVE/ Skënderbeu shtyn përpara në kërkim të golit, Partizani mbrohet mirë (VIDEO)

Delo.autor

OPERACIONI “FSHESA” TEK BARCLEONA/ “Katalanasit” duan të përfitojnë 332 milionë euro

Delo.autor

MISTERI “IMMOBILE” ME TAMPONËT/ Lazio kryqëzon gishtat për super sfidën ndaj Juventusi

Delo.autor

Leave a Comment